Gjatë ditës së sotme në Kosovë sot do të mbajë mot kryesisht i qetë me vranësira të pjesshme dhe rreze dielli.
Në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës thuhet se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1 deri në 3 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6 deri në 9 gradë celsius.
Ndërsa do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-9m/s.


