Të martën në Kosovë pritet të mbajë mot i vranët, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK).
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë celsius”, thuhet në njoftimin e IHK-së.
Sipas njoftimit, do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit.


