KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit
Politikë

Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit

Kosova News
Kosova News 09:06 -07/10/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot për të vendosur lidhur me seancën e radhës si edhe rendin e ditës.

Sot do të mblidhet Kryesia e Kuvendit. Mbledhja pritet të filloj në orën 11:00.
Rendi i ditës:


I Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,
II Pika e papërfunduar nga Seanca e Jashtëzakonshme, e mbajtur më 28 mars 2024:
Votimi për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për procedurat e prokurimeve të negociuara pa publikim të njoftimit për kontratë, në ministri dhe në ndërmarrje publike qendrore.
III. Seanca plenare e shtyrë nga data e paraparë që të mbahet më 24 maj 2024:
Shqyrtimi i Projekt-Rezolutës për tre vjet qeverisje.
IV Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 12 dhe 26 shtator 2024:
Votimi për emërimi i shtatë (7) anëtarëve të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore,
Votimi i Projektligjit nr.08/L-309 për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit, për programin e parë për “Financimin e  politikave zhvillimore për efektivitetin fiskal, konkurrueshmërinë dhe rritjen e gjelbër”, në mes të Republikës së Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim,
Votimi i Projektligjit nr.08/L-313 për ratifikimin e amendamentimit të Marrëveshjes për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe organizatat e grupit të Bankës Botërore,
Votimi i Projektligjit nr.08/L-314 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë mes të Republikës së Kosovës  dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin Energjia diellore fotovoltaike në KEK – Porta Globale,
Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-212 për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor,
Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-294 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.08/L-197 për Zyrtarët Publikë,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-287 për Këshillin e Sigurisë të Republikës së Kosovës,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-275 për rrugët,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-290 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.08/L-013 për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj në Republikën e Kosovës,
Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-266 për gjendjen civile,
Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-300 për provimin e maturës shtetërore,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-306 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-132 për automjete,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-311 për menaxhimin e resurseve ujore,
Shqyrtimi i Programit Kombëtar për Integrim Evropian 2024-2028,
Votimi i Projekt-rezolutës për adresimin e gjetjeve të Raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit-DASH,
Shqyrtimi i Projekt-Deklaratës për raportet e Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës,
Shqyrtimi i Projekt-rezolutës për adresimin e çështjes së emigrimit të qytetarëve nga Republika e Kosovës,
Shqyrtimi Projekt-Rezolutës për tërheqjen e tri (3) projektligjeve nga shqyrtimi në Kuvend,
Shqyrtimi i Projekt-Rezolutës për arratisjen e personave të dënuar – degradimi i institucioneve të sigurisë,
Shqyrtimi i Raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr.05/L-090 për sponsorizime në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.06/L-116,
Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për vlerësimin e punës së Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2022,
Shqyrtimi i Raportit të Performancës së ndërmarrjeve publike për vitin 2022,
Raportimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për progresin mbi zbatimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe reflektimin e Agjendës Transformuese të Kosovës në buxhet dhe politika qeveritare,
Themelimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, prej tyre, një nga komuniteti shqiptar dhe një nga komuniteti serb.
Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të radhës:
Deklarimet jashtë rendit të ditës,
Pyetjet parlamentare,
Zgjedhja e tre (3) drejtorëve të Bordit të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut,
Emërimi i anëtarit në Këshillin Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim, nga radhët e studentëve,
Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-317 për aderim në “Konventën për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve të huaja në çështje civile apo tregtare”,
Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-318 për aderim në “Konventën për marrjen e provave jashtë vendit në çështje civile apo tregtare”,
Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-319 për aderim në “Konventën për zgjedhjen e marrëveshjeve gjyqësore”,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-288 për mbrojtjen e konsumatorit,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-295 për kripto-asetet,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-312 për ndalimin e përdorimit të pijeve energjike për personat e moshës nën tetëmbëdhjetë (18) vjeç,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-315 për banim social dhe të përballueshëm,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-320 për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-322 për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme,
Shqyrtimi i Raportit vjetor financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës, për vitin 2023,
Shqyrtimi i raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Kodit nr.06/L-006 të Drejtësisë për të Mitur,
Shqyrtimi i raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr.05/L-049 për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.08/L-034,
Themelimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për tre (3) anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga komuniteti shqiptar,
Shqyrtimi i Propozimit të shtatë (7) deputetëve nga radhët e komuniteteve tjera që nuk janë shumicë, për shkarkimin e nënkryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Bahrim Shabani,
Shqyrtimi i Raportit vjetor të Performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2023,
Votimi për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar mbi përgjegjësitë ekzekutive të Ministrisë së Drejtësisë në raport me zjarret e dyshimta në Institutin e Mjekësisë Ligjore, zhdukjen e mostrave në rastin e Astrit Deharit dhe çdo veprimi e mosveprimi të kësaj ministrie që ka cenuar pavarësinë dhe përgjegjësitë ligjore të këtij instituti,
Themelimi i Komisionit Hetimor Parlamentar për procesin e përllogaritjes së borxheve të kompanive ambalazhuese të ujit, si dhe mënyrën dhe bazën e shlyerjes së borxheve nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Gjithashtu lexoni:

Kurti, pas takimit me Abdixhikun: Ka shpërputhje mes rezultatit përkatës dhe ambicieve konkrete

Abdixhiku: Jemi shumë larg marrëveshjes me LVV-në

Kurti, para takimit me Abdixhikun: Takimet janë përpjekje për konstituim sa më të shpejt të institucioneve

Abdixhiku arrin në Kuvend, për takimin me Kurtin

Bajqinovci: Takimet me LDK-në do të vazhdojnë, presim marrëveshje politike

Kosova News 07/10/2024 07/10/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
scattered clouds
21° _ 21°
63%
1 km/h
Fri
33 °C
Sat
33 °C
Sun
34 °C
Mon
36 °C
Tue
34 °C

Lajmet e Fundit

Ministri Xhelal Sveçla shpall persona non grata drejtorin e Telekomit të Serbisë, Vladimir Luçiq
16:58 -07/08/2026
Policia gjen veshje dhe pajisje ushtarake të fshehura në një puset në Mitrovicë të Veriut
16:54 -07/08/2026
Gërmimet në lokacionin e tretë në Zubin-Potok, konfirmohet prania e mbetjeve mortore
16:13 -07/08/2026
Kurti, pas takimit me Abdixhikun: Ka shpërputhje mes rezultatit përkatës dhe ambicieve konkrete
16:04 -07/08/2026
Abdixhiku: Jemi shumë larg marrëveshjes me LVV-në
15:48 -07/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?