Kuvendi i Kosovës gjatë ditës së sotme mban seancën plenare në të cilën do të shqyrtohen ndër të tjera projektligji për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg, dhe projektligjin për mbështetjen e punëve publike.
Kohë më parë, ministri i Financave, Punës dhe Transferve, Hekuran Murati ka thënë se duke marrë për bazë luhatjen e çmimeve në sektorin ndërtimor kanë ngecur shumë punime, prandaj edhe kanë iniciuar Projektligjin për mbështetjen e punëve publike, që parasheh kompensime shtesë për operatorët ekonomikë.
Seanca nis në orën 10:00. Kurse, dy orë më vonë, pra nga ora 12:00 Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare me pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara plenare./KosovaNews/


