KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Sot mblidhen nëntë komisione të Kuvendit, në agjendë projektligje te shumta
Politikë

Sot mblidhen nëntë komisione të Kuvendit, në agjendë projektligje te shumta

Kosova News
Kosova News 08:28 -22/04/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Në Kuvendin e Kosovës, sot, do të zhvillohen një sërë mbledhjesh të komisioneve parlamentare, ku në total janë paraparë nëntë komisione të mblidhen gjatë ditës.

Mbledhjet nisin nga ora 09:30 dhe do të vazhdojnë deri në mbrëmje, me çështje të rëndësishme në fusha të ndryshme si shëndetësia, siguria, ekonomia, arsimi dhe legjislacioni.

Komisioni për Shëndetësi do të hapë ditën me shqyrtimin e raportit përfundimtar për Projektligjin për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor. Ndërkohë, Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë do të mbajë takim me ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Georg Schnetzer,

Në fushën e sigurisë, Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes do të shqyrtojë projektligjet për shtetësinë dhe për lëndët plasëse. Paralelisht, Komisioni për Kulturë, Turizëm dhe Sport do të merret me disa projektligje, përfshirë ato që lidhen me organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030 dhe trashëgiminë kulturore.

- Reklamë -

Një tjetër zhvillim i rëndësishëm pritet në Komisionin për Legjislacion, i cili do të mbajë dëgjim publik për projektligjin që lidhet me verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Gjatë ditës, Komisioni për Mjedis dhe ai për Arsim do të shqyrtojnë projektligje që lidhen me menaxhimin e resurseve ujore, banimin social dhe provimin e maturës shtetërore. Ndërsa Komisioni për Ekonomi do të trajtojë masat e përkohshme për produktet themelore në rast të destabilizimit të tregut.
Në mbrëmje, nga ora 20:00, Komisioni për Buxhet do të vazhdojë mbledhjen me një agjendë të ngarkuar, ku do të shqyrtohen një sërë projektligjesh nga aspekti i ndikimit financiar, përfshirë ato për ujërat, banimin social, shtetësinë, shërbimet e pagesave dhe sigurimin shëndetësor.

Këto mbledhje pritet të ndikojnë drejtpërdrejt në avancimin e një numri të madh projektligjesh me rëndësi për qytetarët dhe zhvillimin e vendit.

Gjithashtu lexoni:

Lëvizja Vetëvendosje mban tubim në Podujevë, Kurti premton investime miliardëshe

Kongresisti Self: Kosova në NATO, thelbësore për stabilitetin rajonal

Përurohet nënstacioni policor në Orllan

Komiteti i PE-së: Kriza politike në Kosovë mund të rezultojë me humbje financiare

Costa: Kosovës i duhen institucione të forta, stabile dhe funksionale

Kosova News 22/04/2026 22/04/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
light rain
15° _ 14°
87%
Thu
19 °C
Fri
24 °C
Sat
25 °C
Sun
27 °C
Mon
25 °C

Lajmet e Fundit

Lëvizja Vetëvendosje mban tubim në Podujevë, Kurti premton investime miliardëshe
22:48 -03/06/2026
Haxhiu ngushëllon familjet e dy të rinjve kosovarë që humbën jetën në Shëngjin
22:44 -03/06/2026
Shqipëria mposhtet nga Izraeli
22:16 -03/06/2026
Konjufca ngushëllon familjet e viktimave që humbën jetën në Shëngjin
21:32 -03/06/2026
Kongresisti Self: Kosova në NATO, thelbësore për stabilitetin rajonal
20:39 -03/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?