Gjatë ditës së sotme do të mbajnë mbledhje disa komisione të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Në një njoftim për media thuhet se sot mblidhet Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere dhe aty bëhet shqyrtimi i Raportit të Komisionit Funksional për Projektligjin për Institutin e Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë.
Kurse në takimin e tij, Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për minierat dhe mineralet i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.04/L-158, me amandamente të Komisionit funksional për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti.
Mbledhja mban edhe Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, i cili shqyrton Projektligjin për përfaqësimin e institucioneve shtetërore në procedura gjyqësore dhe arbitrazh.
Kurse në mbledhjen e tij, Komisioni për Integrim Evropian shqyrton projektligjin për zhvillim rajonal të balancuar, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.


