Kuvendi i Kosovës të enjten pritet të mbaje tri seanca. Në të parën, e cila pritet të nis në orën 10:00, në lexim të dytë do të shqyrtohen Projektligji për zyrtarët publikë dhe ai për pagat në sektorin publik.
Projektligji për Pagat ka për qëllim kryesor përcaktimin dhe rregullimin e sistemit të pagave dhe shpërblimeve për të gjithë të punësuarit që përfitojnë pagë nga buxheti i Kosovës.
Nga kjo kategori e cila mbulohet me këtë projektligj, përjashtohet vetëm Agjencia Kosovare e Inteligjencës, për shkak të natyrës së saj të funksionimit.
Po ashtu, pas miratimit në lexiom të parë të koncept-dokumentit për Ligjin e ri për zyrtarët publikë, tashmë ky dokument hyn për shqyrtim edhe në lexim të dytë.
Kështu i hapet rrugë konkurrencës dhe marrin fund beneficionet me pozita të larta që persona të caktuar i mbajnë me dekada, duke mos u sfiduar në konkurs.
Detajet se si marrin fund pozitat e përjetshme në institucione të Kosovës dhe hapjen e konkurrencës, respektivisht reformën e thellë që parasheh Ligji i ri për zyrtarët publikë mund ta gjeni këtu.


