KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Sot dorëzohen dosjet përfundimtare në Speciale për ish-krerët e UÇK-së
Politikë

Sot dorëzohen dosjet përfundimtare në Speciale për ish-krerët e UÇK-së

Kosova News
Kosova News 09:22 -19/01/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Sot, në Gjykatën Speciale në Hagë do të dorëzohen dosjet përfundimtare në rastin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Dosjet përkatëse do t’i paraqiten trupit gjykues nga prokuroria, përfaqësuesi i viktimave, si dhe ekipet mbrojtëse të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Pas dorëzimit të këtyre dosjeve, procesi hyn në fazën e fjalëve përfundimtare, të cilat pritet të mbahen nga 9 deri më 18 shkurt. Me përfundimin e kësaj faze, procesi gjyqësor konsiderohet zyrtarisht i mbyllur.

Ish-krerët e UÇK-së ndodhen në paraburgim që nga nëntori i vitit 2020, pa mundësi lirimi nga paraburgimi deri në këtë fazë të procedurës.

Pas përfundimit të fjalëve përfundimtare, gjykatësit do të kenë një afat prej tre muajsh për shpalljen e aktgjykimit të shkallës së parë, me mundësi shtyrjeje edhe për dy muaj të tjerë.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, në nëntor të vitit 2020, u arrestuan pas konfirmimit të aktakuzës dhe lëshimit të fletarrestimeve nga një gjykatës. Prokuroria pretendon se të akuzuarit mbajnë përgjegjësi individuale për rrëmbimin, keqtrajtimin dhe vrasjen e civilëve dhe personave që nuk merrnin pjesë në luftime.

Gjatë fazës paraprake, Prokuroria i ka dorëzuar Mbrojtjes mijëra faqe prova. Mbrojtja ka zhvilluar hetimet e veta dhe ka ngritur kundërshtime ligjore ndaj aktakuzës dhe juridiksionit të gjykatës. Ndërkohë, viktimat kanë aplikuar për të marrë pjesë në proces, ku aktualisht marrin pjesë 155 viktima.

Midis prillit 2023 dhe prillit 2025, Prokuroria ka thirrur 125 dëshmitarë. Ndërsa, nga shtatori deri në nëntor 2025, ekipet e Mbrojtjes kanë thirrur shtatë dëshmitarë. Secila palë ka pasur mundësinë të bëjë pyetje dhe të kundërshtojë dëshmitë e dëshmitarëve të palës tjetër.

Sipas ligjit, një i akuzuar mund të mbahet në paraburgim vetëm nëse gjykatësit konstatojnë ekzistencën e rreziqeve që e arsyetojnë atë. Deri më tani, në më shumë se 25 rishikime të paraburgimit, gjykatësit kanë vlerësuar se Thaçi dhe bashkëakuzuarit e tjerë paraqesin rrezik për kryerjen e veprave të tjera penale, konkretisht ndaj personave që kanë dhënë ose pritej të japin dëshmi para Dhomave të Specializuara.

Gjykatësit kanë theksuar gjithashtu se paraburgimi synon parandalimin e rrezikut të hakmarrjes ndaj dëshmitarëve apo përpjekjeve për t’i nxitur ata të tërheqin dëshmitë e tyre. Vlerësimi i nevojës për vazhdimin e paraburgimit bëhet çdo dy muaj.

Sa i përket parimit të procesit publik, nga 134 dëshmitarë që kanë dhënë dëshmi në sallën e gjyqit gjatë gjykimit, 61 kanë dëshmuar pa asnjë masë mbrojtëse. Kjo, pavarësisht kritikave të shumta lidhur me nivelin e transparencës së procesit.

Gjithashtu lexoni:

Ministria paralajmëron aksione kundër uzurpimeve në Batllavë dhe Badoc

Granatë dore në oborrin e një shtëpie në Prizren, policia evakuon banorët

Sot nuk do të ketë kufizime për kamionët mbi 20 tonë

Hamza: Nuk e di a do të kthehen Thaçi dhe Veseli në politikë pas përfundimit të procesit në Hagë

Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Gjilan

Kosova News 19/01/2026 19/01/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Ministria paralajmëron aksione kundër uzurpimeve në Batllavë dhe Badoc
10:20 -24/07/2026
Granatë dore në oborrin e një shtëpie në Prizren, policia evakuon banorët
09:43 -24/07/2026
Rriten sërish çmimet e derivateve, nafta arrin në 1.69 euro për litër
09:23 -24/07/2026
Sot nuk do të ketë kufizime për kamionët mbi 20 tonë
08:40 -24/07/2026
SHBA-ja vendos tarifa ndaj dhjetëra partnerëve tregtarë
08:37 -24/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?