Sot, për të dytën ditë me radhe vazhdon, Konferenca e Muzikës së Prishtinës (PMC), e cila ka filluar të premten.
Kjo konferencë është një ngjarje do të mbahet për dy ditë më radhë, më 3 dhe 4 nëntor 2023 në Kino Armata në Prishtinë
PMC është një platformë edukative që ofron mundësi rrjetëzimi, promovimi dhe frymëzimi për artistët përmes shfaqjeve, diskutimeve në panel, prezantimeve, ekspozitave, seminareve dhe klasave master.
Konferenca e këtij viti do të ketë deri në 15 folës dhe do të përfshijë një sërë aktivitetesh, duke filluar nga argëtimi deri te sesionet edukative, punëtoritë, një ekspozitë dhe koncerte. Konferenca do të kulmojë në një Festival Rave Pas party në natën finale.
Qëllimi i Konferencës së Muzikës së Prishtinës (PMC) është të ofrojë një platformë për artistët në zhvillim dhe profesionistët e industrisë në Kosovë që të lidhen, të mësojnë dhe të frymëzohen.