Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), mban tryezën e diskutimit “reforma në drejtësi: roli i Kuvendit të Kosovës”, në një bashkëbisedim me deputetët e Kuvendit nga subjektet politike të pozitës dhe opozitës.
Në këtë tryezë janë të ftuar pjesëmarrës nga Qeveria, sektori i drejtësisë, pjesëtarë të shoqërisë civile e medias dhe përfaqësues diplomatik në Kosovë.
Në këtë tryezë KDI do të publikojë edhe analizën “Reforma në Drejtësi: në kërkim të konsensusit”.
Në këtë tryezë po ashtu do të diskutohet se sa e shohin të rëndësishme subjektet politike nevojën për konsensus politik për reformën në drejtësi me theks të veçantë për procesin e vettingut, a presin ato që puna e përbashkët pozitë-opozitë në hartimin e pakos ligjore për procesin e vettingut të përmbyllet me sukses.
Për diskutim do të jetë edhe çështja se cilët do të jenë hapat e subjekteve politike për të siguruar mbarëvajtje të këtij procesi në Kuvend, a ka Kuvendi kapacitete të mjaftueshme në resurse humane dhe ekspertizë për të adresuar kërkesat që burojnë nga reforma në drejtësi, veçanërisht vettingun, cilat janë sfidat kryesore për Kuvendin në trajtimin e iniciativave ligjore që ndërlidhen me reformën në drejtësi etj.


