Komuna e Prishtinës sot do të bëj hapjen zyrtare të parkingut nëntokësor tek Fakulteti Filologjik në Prishtinë.
Çmimet në parking variojnë nga një euro për një orë , tetë euro për nëntë orë e 15 euro për 12 deri në 24 orë.
Ani se shumë qytetarë u shprehën të pakënaqur me çmimet e prezantuara, Komuna e Prishtinës ka thënë se ky parking është i ndërtuar në bazë të partneritetit publiko-privat dhe se përcaktimi i tarifave të parkimit është bërë në bazë të çmimit të tregut.
Qëndrimi nga 12 deri në 24 orë është 15 euro, abonimi javor 90 euro, mujor 250 euro, për 6 muaj- 1mijë e 350 euro dhe abonimi vjetor- 2 mijë e 500 euro.


