KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Sot 32 muaj në Qeveri, kryeministri Kurti përmend disa nga të arriturat, thotë se ka ende punë për t’u bërë (VIDEO)
Politikë

Sot 32 muaj në Qeveri, kryeministri Kurti përmend disa nga të arriturat, thotë se ka ende punë për t’u bërë (VIDEO)

Kosova News
Kosova News 10:57 -22/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka lavdëruar ekipin e tij qeverisës në 2/3 e mandatit në krye të shtetit. Ai megjithatë ka thënë se ende ka punë për t’u bërë.

Në fjalimin para kabinetit qeveritar të mërkurën, Kurti ka thënë se “datat si këto shërbejnë si moment kujtimi çfarë kemi bërë si ekip, por edhe për të kujtuar se koha për t’i përmbushur zotimet e respektuar pritjet e qytetarëve sa vjen e pakohet”.

“Tani bëhen 2/3 e mandatit. Kjo tregon se koha për të përmbushur zotimet tona sa vjen e pakohet. Çdo ditë neve na përkujton se çfarë nuk është bërë e çfarë ka mbetur të bëhet”, është shprehur Kurti me fillim.

E pas kësaj, Kurti zgjodhi t’i përmendë ato që i ka vlerësuar si punë të mira të kryera.

- Reklamë -

Ka nisur me përballjen me pandeminë, duke lavdëruar qeverisjen për vaksinimin për COVI-19, duke dalë si vendi i parë në rajon.

Ai ka përmendur si punë të kryer edhe “shpërndarjen e të hyrave tatimore te qytetarët përballë inflacionit dhe krizën energjetike, por jo vetëm”.

Ai ka thënë se Qeveria e tij ka mbështetur studentët, familjet në nevojë, pensionistët e zyrtarët publikë.

Kryeministri ka përmendur edhe punësimin e të rinjve e subvencionimin e rrogave.

Kurti ka thënë se nënat lenona për herë të parë marrin mjete-pagesa, ndërsa ka shtuar se mbi 387 mijë fëmijë marrin shtesa.

Në këtë rast, kreu i Qeverisë përmendi rritjen e buxhetit për ushtrinë, përkrahjen për bujqit e organizimin e Lojërave Mesdhetare.

Kurti ka folur edhe për veriun, ku tha se janë mbyllur shumë rrugë ilegale që përdoreshin për kontrabandë.

“Sot në katër komunat tona në veri, ka më shumë qetësi e siguri për qytetarët tanë”, ka shtuar ai duke thënë se janë bërë mbi 2100 konvertime të targave ilegale në RKS dhe se është rritur interesimi i serbëve për pasaporta të Kosovës.

Mbledhja e Qeverisë po vazhdon me shqyrtimin e pikave sipas rendit të ditës.

Gjithashtu lexoni:

U.d. së presidentes Haxhiu përfaqëson Kosovën në takimin e liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

Kurti te GUXO-ja, i jep lëvdata partisë së Gërvallës e Pecit!

Metë Shatri takon gratë e lagjes Mati 1, premton angazhim për adresimin e shqetësimeve të tyre

Kryeministri Kurti: 50 milionë euro për skanimin e burimeve minerare

Costa: Ka pasur progres të rëndësishëm në dialogun Kosovë-Serbi, duhet të sigurojmë zbatim të plotë të marrëveshjes së Ohrit

Kosova News 22/11/2023 22/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
light rain
15° _ 14°
87%
Thu
19 °C
Fri
24 °C
Sat
25 °C
Sun
27 °C
Mon
25 °C

Lajmet e Fundit

Prezantohet ecuria e hartimit të masterplanit për kompleksin memorial “Adem Jashari”, në Prekaz
14:14 -04/06/2026
U.d. së presidentes Haxhiu përfaqëson Kosovën në takimin e liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor
14:11 -04/06/2026
Kurti te GUXO-ja, i jep lëvdata partisë së Gërvallës e Pecit!
14:06 -04/06/2026
Murati: Hapet aplikimi për certifikim të ofruesve të arkave fiskale digjitale
13:45 -04/06/2026
Mbyllet për publikun seanca e Apelit ndaj dy të dënuarve me nga 15 vjet burgim për dhunim seksual e krime tjera gjatë luftës
13:07 -04/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?