KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Sorenseni edhe formalisht zgjidhet si pasardhës i Lajçakut për dialog
Politikë

Sorenseni edhe formalisht zgjidhet si pasardhës i Lajçakut për dialog

Kosova News
Kosova News 16:54 -27/01/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian janë pajtuar në takimin e sotëm në nivel të ministrave të jashtëm për emërimin e diplomatit danez Peter Soresen si të dërguar të posaçëm për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, post në të cilin do ta zëvendësojë Miroslav Lajçakun të cilit më 31 janar i përfundon mandatin gati pesëvjeçar.

Në deklaratën e Këshillit të BE-së, në të cilën njoftohet për emërimin e Sorensenit në këtë postë, thuhet se ai do ta ketë për detyrë avancimin e implementimit të marrëveshjes.

“Detyra e Përfaqësuesit të ri të posaçëm do të jetë të lehëtsojë dialogun i cili do të kontibuon në normalizimin gjithëpërfshirës të raporteve mes Serbisë dhe Kosovës dhe në veçanti në implementimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit dhe aneksin e implementimit të saj të miratuar në shkurt dhe mars të vitit 2023. Zoti Sorensen do të nisë punën e tij më 1 shkurt 2025, me një mandat fillestar prej 13 muajsh”, thuhet në këtë komunikatë.

Më tej në të përmendet edhe karriera e deritashme e Peter Sorensen si diplomat danez me përvojë të gjatë nga rajoni.     

Ka ushtruar disa detyra, qysh nga periudha e administratës së UNMIK-ut në Kosovë, në shtyllën që e ka udhëhequr BE-ja e deri te roli i përfaqësuesit të posaçëm të BE-së për Bosnjë e Hercegovinë dhe shef i zyrës së BE-së në Sarajevë.  Ka qenë edhe shefi zyrës së BE-së në Shkup si dhe i dërguar i posaçëm i përfaqësuesit të lartë të BE-së për Serbi. 

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri Kaja Kallas kishte vendosur para një jave që Sorensen të jetë përfaqësues i posaçëm për dialog. Më pas këtë e kishin mbështetur vendet anëtare në Këshill në nivel të ambasadorëve ndërsa kjo është miratuar sot edhe formalisht pa diskutim nga ana e ministrave të jashtëm të BE-së.

Sorensen do të jetë përfaqësues special i BE-së për dialog mes Beogradit dhe Prishtinës. Miroslav Lajçak, paraardhës i Sorensenit, ka pasur në titullin e tij përveç dialogut edhe “çështjet tjera rajonale”.

Gjithashtu lexoni:

Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, merr disa vendime

Kurti pret deputeten e Parlamentit Kantonal të Bernës, Shasime Osmani

Haxhiu: Gjithçka gati për seancën konstituive të 6 gushtit

Cakolli: Kosova nuk mund të mbetet pafundësisht me ushtrues detyre në postin e presidentit

Tahiri: Aleanca s’do hise në Qeveri, nëse merren parasysh pikat tona do të ndihmojmë konstituimin e institucioneve

Kosova News 27/01/2025 27/01/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
20° _ 18°
75%
1 km/h
Sat
34 °C
Sun
34 °C
Mon
34 °C
Tue
34 °C

Lajmet e Fundit

Policia bastis shtëpinë e të dyshuarit për krime lufte në Zubin Potok
22:16 -31/07/2026
Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, merr disa vendime
21:19 -31/07/2026
Pacolli: Mbrojtja e mjedisit, standard që duhet respektuar nga secili organizator i ngjarjeve publike
21:14 -31/07/2026
Policia me masa të shtuara sigurie për “Sunny Hill 2026”, paralajmërohen kufizime në trafik
21:09 -31/07/2026
Kurti: Sunny Hill Festival, një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës
20:21 -31/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?