KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Sonte përballja e Shqipërisë ndaj Çekisë, kombëtarja luan “finalen” e Evropianit
Sport

Sonte përballja e Shqipërisë ndaj Çekisë, kombëtarja luan “finalen” e Evropianit

Kosova News
Kosova News 09:40 -12/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kombëtarja shqiptare sonte në “Air Albania” i bën ‘konak’ Çekisë, në njërën ndër ndeshjet më të rëndësishme të këtij cikli kualifikues për EURO 2024.

Kuqezinjtë që kryesojnë grupin me 10 pikë, dy më shumë së çekët, synojnë pikët e plota në këtë duel në mënyrë që të bëjnë hapin gjigant për kualifikim në “Gjermania 2024”.

Stadiumi “Air Albania” si asnjëherë më parë do të jetë i stërmbushur, pasi që janë shitur të gjithë biletat dhe se djemtë e Kombëtares pritet të kenë përkrahje të fuqishme në duel me çekët e ‘ftohtë’.

Atmosfera në taborin e Shqipërisë është jashtëzakonisht e mirë dhe së të gjitha lojtarët janë gati të bëjnë më të mirë në duel me Çekinë.

Trajneri brazilian Sylvinho në konferencën e fundit për medie, është shprehur optimist se të besuarit e tij, do ta fitojnë ndeshjen ndaj Çekisë. Strategu brazilian konfirmoi se sulmuesi Armando Broja nuk do të jetë gati për ndeshjen me çekët.

“Kemi përpara tri finale. Kjo do të jetë e para dhe nuk do të jetë aspak e lehtë, por ne jemi gati për t’u përballur. Është një ndeshje shumë e vështirë, por nuk është ndeshja që do të vendosë për kualifikimin”, ka thënë Sylvinho.

“Përsa i përket Brojës duhet të jap një lajm të keq, ka qenë me skuadrën për vetëm dy ditë dhe pas konsultave me mjekun tonë dhe me mjekët e Chelsea, ai nuk do të jetë i gatshëm për përballjen e nesërme”, ka pohuar Sylvinho.

Ndërkohë, pikët e plota në “Air Albania” do t’i kërkojë edhe Çekia. Trajneri i çekëve, Jaroslav Silhavy u shpreh se skuadra e tij vjen e plotë dhe pa asnjë mungesë në sfidën ndaj Shqipërisë.

“Ne jemi shumë të motivuar për të bërë mirë. Ne kemi ardhur këtu për një rezultat pozitiv dhe skema me të cilën do të luajmë do të vendoset në fund, por do të jetë një skemë që ne mendojmë që do të na sjell rezultat”, tha tekniku çek.

Ndeshja Shqipëri-Çeki fillon në orën 20:45.

Gjithashtu lexoni:

Florent Muslija pritet të largohet nga Freiburgu, por synon të mbetet në Bundesliga

Juventusi i ofron Manchester Unitedit dy lojtarë për Sanchon

Distria Krasniqi, xhudistja më e mirë në botë në të gjitha kategoritë

Agim Ademi takohet me talentin Leon Avdullahu, mesfushori mund t’i bashkohet Kosovës

Chelsea kërkon me çdo kusht portierin e Milanit

Kosova News 12/10/2023 12/10/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
29°C
Pristina
clear sky
30° _ 28°
28%
3 km/h
Mon
30 °C
Tue
33 °C
Wed
36 °C
Thu
38 °C
Fri
33 °C

Lajmet e Fundit

Florent Muslija pritet të largohet nga Freiburgu, por synon të mbetet në Bundesliga
21:36 -23/06/2025
Juventusi i ofron Manchester Unitedit dy lojtarë për Sanchon
21:30 -23/06/2025
Droni me energji diellore ka krahët e një Boeing 747 dhe mund të fluturojë për një muaj pa ndalur
21:07 -23/06/2025
Pas sulmeve iraniane ndaj bazave amerikane, Trump në Dhomën e Situatave
20:44 -23/06/2025
Distria Krasniqi, xhudistja më e mirë në botë në të gjitha kategoritë
20:40 -23/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?