Mbrëmja do të fillojë nga ora 20:00 në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë me performancën e kuintetit Calefax Reed.
Ky ansambël frymor për tridhjetë e pesë vite është vlerësuar në Holandë dhe jashtë saj për lojën e tyre virtuoze , aranzhimet brilante dhe prezantimin inovativ në skenë.
“Calefax – pesë zotërinj holandezë jashtëzakonisht të talentuar, të cilët gati e bënë kuintetin e kallamit të duket formati më i mirë muzikor në planet”, shkruan The Times.
Këtë vit ReMusica do të sjell mbi 200 pjesëmarrës nga Kosova dhe e gjithë Evropa me gjithsej 9 koncerte me vepra të shumta të kompozitorëve kombëtar e ndërkombëtar, punëtori për muzikën , performanca në ambiente të hapura si Termokos dhe Parku i qytetit me kauzën për rëndësinë e shëndetit mendor.