KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Sonte gjysmëfinalja e parë e Championsit, Real Madrid – Manchester City
Sport

Sonte gjysmëfinalja e parë e Championsit, Real Madrid – Manchester City

Kosova News
Kosova News 10:02 -09/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Sonte në “Santiago Bernabeu” në Madrid, në orën 21:00, do të zhvillohet ndeshja e parë gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve, ndërmjet Real Madridit dhe Manchester Cityt.

Një ndeshje e cila pritet të sjellë dramë dhe emocione tek shikuesit kudo në glob. Reali është kampion aktual i Evropës, ndërsa tri ditë më parë e fitoi edhe Kupën e Mbretit, pasi e mposhti Osasunën, me rezultat 2:1. Skuadra e Carlo Ancelottit zë vendin e tretë në La Liga me 68 pikë.

Në anën tjetër, Manchester City është në formë të shkëlqyeshme dhe aktualisht është në vendin e parë në tabelën e Ligës Premiere, me 82 pikë.

Reali dhe Man.City luajtën në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve edhe në sezonin e kaluar. Klubi anglez fitoi 4:3 në ndeshjen e parë, ndërsa në ndeshjen e kthimit në Madrid, Real fitoi 3:1, dhe u kualifikua në finale, ku më pas mundi Liverpoolin me rezultat 1:0.

Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, ka fituar katër herë trofeun e Champions League në karrierën e tij si trajner, derisa Pep Guardiola i Manchester Cityt ka dy trofe të kësaj gare në karrierën e tij.

Ndeshja e kthimit mes Realit dhe Manchester Cityt do të luhet pas tetë ditësh në Angli.

E në duelin tjetër gjysmëfinal, që zhvillohet të mërkurën, do të përballen dy rivalët e mëdhenj të të njëjtit qytet, Milani dhe Interi.

Gjithashtu lexoni:

Kyle Walker befason me skuadrën e re

Rashica kalon te Monchengladbachu

Stadiumi në Drenas drejt përfundimit – MKRS-ja ndan 4.5 milionë euro

Ronaldo shpreh dhimbjen për vdekjen tragjike të Jotas

Diamanti i Kosovës – Ylli i ri dardan që po rritet me hapa të mëdhenj në Gjermani: Së shpejti bëhem me skuadër të re, krenar që vesh fanellën e vendit tim

Kosova News 09/05/2023 09/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
19° _ 18°
48%
1 km/h
Sat
36 °C
Sun
37 °C
Mon
37 °C
Tue
36 °C
Wed
19 °C

Lajmet e Fundit

Shtypi gjerman: Autokracia në Serbi po lëkundet
22:49 -04/07/2025
Arrestohen 15 persona në Mitrovicë, parandalohet përleshja ndërmjet dy grupeve
22:46 -04/07/2025
Kyle Walker befason me skuadrën e re
22:03 -04/07/2025
Kurti dhe Nagavci vizitojnë kampin edukativ me fëmijë të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian
21:21 -04/07/2025
Osmani: Kosova feston krah për krah me Amerikën, aleatin tonë më të madh
20:11 -04/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?