KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Somalia demanton Vuçiqin, shteti afrikan do thellim marrëdhëniesh me Kosovë
Politikë

Somalia demanton Vuçiqin, shteti afrikan do thellim marrëdhëniesh me Kosovë

Kosova News
Kosova News 13:18 -10/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Gaboni, Somalia, Saint Lucia, Burkina Faso, Maldivet, Antigua dhe Barbuda, Libia dhe Esëatini. Këto janë shtetet që sipas presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kanë çnjohur Kosovën. Këto pretendime, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ia bëri të ditura popullit të tij, në adresimin vjetor, në fund të vitit të kaluar.

Ndërkohë, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Republikës së Kosovës,  pati  reaguar pas deklaratave të presidentit serb.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, njofton që nuk ka asnjë  njoftim në MPJD dhe as në misionet e Republikës së Kosovës, rreth pretendimeve të djeshme të presidentit serb se disa shtete paskan tërhequr njohjen”.

MPJD deklaroi se një pretendim i tillë nuk është vërtetuar as pas bisedave personale me përfaqësues në nivele të ndryshme të këtyre shteteve, por as pas konsultimit me partnerët e rëndësishëm të vendit tonë.

E fakti se pretendime të tilla të Serbisë janë më shumë për të shtuar konfuzionin tek qytetarët serbë, duket se u vërtetuan sot në Ankara të Turqisë.

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Turqi, Agon Vrenezi, takoi  sot ambasadorin e Somalisë në  Ankara. Somalia është një nga shtetet që Serbia deklaron se ka çnjohur pavarësinë e Kosovës.

 Siç ka njoftuar ambasadori somalez në Turqi,  Jama A. Mohamed, me ambasadorin Vrenezi kanë pasur një takim produktiv e ku kanë diskutuar për forcimin e raporteve bilaterale.

“I nderuar që prita ambasadorin Agron Vrenezi, ambasador i Kosovës në Turqi”, shkroi diplomati somalez.

“Ne patëm një diskutim produktiv për forcimin e raporteve tona bilaterale, shkëmbyem informacione dhe pikëpamje rreth çështjeve aktuale në rajon”, ka shkruar Mohamed.

Nga ana tjetër, MPJD e Kosovës në llogarinë e saj në tëitter, duke njoftuar për këtë takim, shkruan se dy ambasadorët diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit më të thellë ndërmjet dy vendeve. “Ata shkëmbyen pikëpamjet për zhvillimet rajonale e ndërkombëtare”, shkruan në njoftimin e MPJD-së.

Përplasjete  Kosovës dhe Serbisë për çështjet e njohjeve apo tërhejqes së njohjeve edhe më tej vazhdojnë.

Sidoqoftë, diplomacia serbe duke përdorur edhe propagandën, ka qenë mjaft aktive edhe publikisht në synimin e saj për të dëmtuar pozitën politike të Kosovës në arenën ndërkombëtare, sidomos gjatë vitit 2022.  

Gjithashtu lexoni:

Bislimi takon Sorensenin në Bruksel

Osmani ua ndan Medaljen Presidenciale nënave të Srebrenices

Osmani: Paqja është një mundësi e re për t’u ngritur

Williams: Kosova, model frymëzues për shtetet e vogla, për ndërtimin e paqes e përfshirjes së grave në qeverisje

Ish-zëvendësministri i Arsimit nga LDK-ja përshëndet arritjet e UP-së: Po e them publikisht se këto dy vjet arsimi i lartë ka përparuar

Kosova News 10/01/2023 10/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 11°
80%
1 km/h
Mon
26 °C
Tue
25 °C
Wed
27 °C
Thu
28 °C
Fri
25 °C

Lajmet e Fundit

“E gjithë bota po vëzhgon”, nisin bisedimet për paqe mes Rusisë dhe Ukrainës në Turqi
14:20 -02/06/2025
Bislimi takon Sorensenin në Bruksel
13:55 -02/06/2025
Jashari takon dy gjeneralë amerikanë, diskutojnë për ushtrimin “Defender Europe 25″
13:24 -02/06/2025
Osmani ua ndan Medaljen Presidenciale nënave të Srebrenices
13:05 -02/06/2025
Dy shtetas serbë kapen duke kaluar kufirin ilegalisht në Gjilan
12:47 -02/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?