KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “Socialdemokratja” Shqipe Pantina aderon në partinë e qendrës së djathtë – LDK
Politikë

“Socialdemokratja” Shqipe Pantina aderon në partinë e qendrës së djathtë – LDK

Kosova News
Kosova News 12:59 -09/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Shqipe Pantina është bërë pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), njoftoi të hënën kreu i kësaj partie, Lumir Abdixhiku.

Ai shkroi në Facebook se është i lumtur me aderimin e Pantinës në LDK.

“Ajo përveç se pasuron radhët tona politike, vazhdon ciklin e bashkëngjitjeve që anëtarë të jetës publike, politike, medias e shoqërisë civile po e bëjnë me LDK-në. Lidhja Demokratike e Kosovës sot është bërë adresa e vetme e profesionistëve të tillë. Nga këtu, kështu, e kemi për obligim t’i ofrojmë qytetarëve të vendit platformë politike të denjë për rrugëtimin e ardhëm që Kosova e meriton”, tha ai.

Pantina ishte pjesë e Kuvendit të Kosovës për dy mandate. Në periudhën 2014-2017, ishte pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa 2017-2019, pjesë e Partisë Socialdemokrate.

Ajo është paraqitur edhe nëpër debate televizive dhe ka folur shpesh herë për politikat e majta, si një person që angazhohet për këtë çështje. Por, Pantina tani aderoi në LDK, që është parti e djathtë.

“LDK sot është bërë adresë ku shumë veprimtarë politikë, të reja e të rinj që duan të kontribuojnë për një të ardhme më të mirë për vendin, familjen dhe veten e tyre, po i bashkohen kësaj partie. Jam shumë e lumtur të bëhem pjesë e këtij grupi dhe shpresoj qe më përvojën time profesionale dhe politike të ndihmoj në hartimin e platformës programore që orientim ka zhvillimin e vendit dhe mirëqenien e qytetarëve”, ka shkruar mes tjerash Pantina.

Gjithashtu lexoni:

Rinisin takimet për dialogun Kosovë-Serbi në Bruksel

Liberalizimi i energjisë elektrike, Kurti: Përmes ALPEX-it, KEK ka siguruar energjinë për konsumatorët në tregun e hapur

Bislimi takon Sorensenin në Bruksel

Osmani ua ndan Medaljen Presidenciale nënave të Srebrenices

Osmani: Paqja është një mundësi e re për t’u ngritur

Kosova News 09/01/2023 09/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 11°
80%
1 km/h
Mon
26 °C
Tue
25 °C
Wed
27 °C
Thu
28 °C
Fri
25 °C

Lajmet e Fundit

Handikos kërkon shpërndarjen e pajisjeve për të paralizuarit të cilat u paguan 6 mln euro
15:54 -02/06/2025
“AC Milan Junior Camp” nga data 9 deri më 13 korrik në Prishtinë, mundësi unike për të rinjtë
15:48 -02/06/2025
Rinisin takimet për dialogun Kosovë-Serbi në Bruksel
15:45 -02/06/2025
Bledian Krasniqi i lumtur me pritjen që i është bërë te Kosova, pret rezultate pozitive
15:37 -02/06/2025
‘Defender Europe’, Maqedonci takon komandantin Wegscheider
15:20 -02/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?