KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » S’lejohet që Zyrapi të shtohet në listën e dëshmitarëve të mbrojtjes, i pranohen pesë dëshmitë me shkrim
Siguri

S’lejohet që Zyrapi të shtohet në listën e dëshmitarëve të mbrojtjes, i pranohen pesë dëshmitë me shkrim

Kosova News
Kosova News 13:18 -01/12/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë kanë marrë vendim që dëshmitarin Bislim Zyrapi të mos lejohet që mbrojtja e Hashim Thaçit ta shtojë në listën e dëshmitarëve të saj, por u lejua pranimi i pesë deklaratave të tij të mëhershme me qëllim të krahasimit të dëshmive për shkaqe të qëndrueshmërisë dhe besueshmërisë së dëshmisë së tij.

Ndryshe, mbrojtja e Thaçit kishte kërkuar autorizim për ta shtuar Zyrapin në listën e saj të dëshmitarëve dhe të pranojë pesë deklarata të tij të mëhershme sipas Rregullës 153, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Mbrojtja kishte argumentuar se ekziston arsye e rëndësishme për aprovimin e kërkesës së tyre, me arsyetimin se Zyrapi është një dëshmitar shumë i rëndësishëm për të gjitha palët në këtë çështje.

Përveç kësaj, mbrojtja kishte thënë se me aprovimin e kërkesës së tyre, nuk shkaktohet asnjë paragjykimi për palët- pasi dëshmitari dhe dëshmitë e tij janë të njohura mirë për palët dhe pjesëmarrësit, përveç kësaj, deklaratat e tilla i janë paraqitur dëshmitarit gjatë dëshmisë së tij në korrik 2024 dhe nuk do të shkaktonte asnjë vonesë në procedurë.

Mbrojtja ka thënë se këto deklarata duhet të pranohen pasi ato përmbajnë prova lehtësuese të cilat nuk mund të injorohen.

Veç kësaj, mbrojtja ka thënë se Zyrapi është i disponueshëm edhe për marrje në pyetje, gjë që përmbush një prej kërkesave kyçe sipas Rregullës 153.
Prokuroria kishte thënë se deklaratat nuk janë të besueshme në vetvete dhe nuk plotësojnë kriteret e domosdoshme sipas Rregullës 153, si dhe kjo rregull nuk mund të përdoret për të anashkaluar Rregullën 155.

Veç kësaj, prokuroria pretendon se mbrojtja e kishte mundësinë që ta merrte në pyetje dëshmitarin në lidhje me çështjet përkatëse gjatë kohës kur ai dëshmoi në sallën e gjyqit në vitin 2024.

Në replikën e saj, mbrojta ka thënë se ZPS-ja po kërkon që të imponojë një lexim tepër formal të rregullave, duke shtuar se vetë praktika e deritanishme e DhSK-së tregon se Rregulla 153 është aplikuar në raste kur materiali nuk kualifikohet si deklaratë në kuptimin teknik të Rregullës 155.

“Sipas mbrojtjes: (i) pesë deklaratat nuk bien nën Rregullën 155 sepse nuk janë deklarata të marra nga ZPS, por materiale dokumentare të krijuara në rrethana të tjera; (ii) prandaj, Rregulla 153 është rruga e duhur; dhe (iii) ZPS nuk i ka sfiduar dot elementet kyçe të pranueshmërisë. Mbrojtja shton se ZPS-ja është vetë autor i një pjese të koklavitjes procedurale që e ka sjellë këtë çështje deri në këtë pikë”, thotë mbrojtja sipas vendimit.

Megjithatë, prokuroria s’e ka kundërshtuar pranimin e pesë deklaratave sipas Rregullës 138, por vetëm për qëllime të krahasimit dhe jo për të vërtetuar të vërtetën e përmbajtjes së tyre.

Mbrojtja ka theksuar se ndryshe nga ajo se çfarë sugjeron prokuroria, çdo paraqitje sipas Rregullës 153 kërkon që dëshmitari të jetë në listën e dëshmitarëve të palës që e paraqet.

Kurse, trupi gjykues ka thënë se mbrojtja nuk ka shpjeguar se pse ka pritur deri në fund të paraqitjes së saj të provave për të kërkuar pranimin e këtij materiali me ndryshimet përkatëse në listën e dëshmitarëve të saj.

Trupi gjykues tutje ka thënë se pranimi i këtyre deklaratave i nënshtrohet kritereve specifike të parashikuara me Rregullat 153 dhe 155.

Veç kësaj, u tha se pesë deklaratat përmbajnë informacion që shkojnë drejtpërdrejt në provimin e akteve dhe sjelljen e të akuzuarve siç përshkruhet në aktakuzë, por pranimi i saj sipas Rregullës 153 do të anashkalonte skemën procedurale dhe do t’iu mohonte palëve të tjera mundësinë për të pyetur dëshmitarin për këto çështje.

Trupi gjykues ka vlerësuar se nuk është e nevojshme që të shtohet Zyrapi në listën e dëshmitarëve të mbrojtjes, por kjo e fundit së bashku me prokurorinë ka thënë që pesë deklaratat mund të pranohen sipas Rregullës 138, me qëllim të kufizuar për vlerësimin e qëndrueshmërisë dhe besueshmërisë së dëshmisë së Zyrapit.

Gjithashtu lexoni:

Vjedhje e rëndë në Pejë/ 27-vjeçarja raporton se iu morën 94 mijë franga zvicerane nga valixhja

Haxhiu: Pushteti politik buron nga vota e qytetarëve, asnjë forcë nuk mund ta zëvendësojë vullnetin e tyre

Jashari pret në takim lamtumirës atashetë e ShBA-së

Zejnulla Gashi merr detyrën e kryeprokurorit të ahtetit: “Do të jem kryeprokuror i të gjithëve”

Dënohet me 24 vjet burgim i akuzuari për vrasjen në Zllakuqan pas mosmarrëveshjes së fëmijëve

Kosova News 01/12/2025 01/12/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
27°C
Pristina
broken clouds
27° _ 27°
66%
8 km/h
Wed
21 °C
Thu
31 °C
Fri
32 °C
Sat
38 °C
Sun
36 °C

Lajmet e Fundit

Ministrja fashiste serbe Snezana Paunoviç, në kohën kur shkëlqenin raportet Rama-Vuçiq, ishte pjesë e grupit të  miqësisë Serbi-Shqipëri (VIDEO)
17:45 -15/07/2026
Investim strategjik në energji, Rahoveci bëhet me park solar prej 105 MW
16:27 -15/07/2026
Kurti: Po shqyrtojmë mundësinë për të marrë gazin amerikan
16:07 -15/07/2026
Qeveria merr vendim për shpronësimin e disa pronave në Gjakovë
15:37 -15/07/2026
Vjedhje e rëndë në Pejë/ 27-vjeçarja raporton se iu morën 94 mijë franga zvicerane nga valixhja
15:21 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?