Një person është ndaluar për 48 orë pasi dyshohet se në gjendje të dehur e ka thyer ekranin e një bankomati në Skënderaj.
Rasti ka ndodhur në rrugën “18 qershori” të shtunën para mesnatës.
I dyshuari u raportua se në këtë formë kishte tentuar që të vidhte nga bankomati.
Por, pasi nuk kishte arritur që ta bënte këtë ai ishte larguar nga vendi i ngjarjes.
E në ikje e sipër me veturën e tij, ai i ka goditur edhe tre vetura të tjera.


