KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Skenari i seancës së nesërme që e dakorduan partitë – drejtohet nga Dehari
Politikë

Skenari i seancës së nesërme që e dakorduan partitë – drejtohet nga Dehari

Kosova News
Kosova News 22:38 -10/02/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Seanca për konstituimin e Kuvendit, e cila është planifikuar të mbahet nesër në orën 17:00, do të drejtohet nga deputeti më i vjetër, Avni Dehari i LVV-së, ndërsa deputetja më e re, Fatma Taçi e KDTP-së, do të shërbejë si ndihmëse e tij.

Kryetari i mëparshëm i Kuvendit, Dimal Basha, ka thirrur sot një mbledhje përgatitore me përfaqësuesit e subjekteve politike parlamentare.

Ai ka njoftuar se, sipas praktikave dhe Rregullores së Kuvendit, Lëvizja Vetëvendosje, subjekti me numrin më të madh të deputetëve, do të ulet në ulëset e mesit të sallës plenare.

Partia Demokratike e Kosovës do të ulet në anën e djathtë, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës në anën e majtë. Deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, si dhe ata nga komunitetet serbe dhe joserbe, do të ulen në ulëset e tjera.

Basha ka prezantuar gjithashtu agjendën e seancës konstituive. Pikë e parë e rendit të ditës do të jetë formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe mandateve të deputetëve, e më pas do të bëhet betimi i tyre.

Pas kësaj do të procedohet me zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit dhe më pas të nënkryetarëve.

Në përfundim të mbledhjes, është vendosur që votimi i pesë nënkryetarëve të bëhet në një pako, sipas propozimit të përfaqësuesve të komuniteteve jo shumicë.

Kryetari Basha ka kërkuar gjithashtu nga partitë politike që sa më shpejt të paraqesin grupet parlamentare, në mënyrë që të fillojë procedura për themelimin e trupave punues të Kuvendit. /Telegrafi/

Gjithashtu lexoni:

Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve

Elshani: Kthimi në punë i policëve të dorëhequr është i pamundur

Policia e Kosovës njofton për një e-mail të rremë në emër të drejtorit të Përgjithshëm

Kapet në veri i kërkuari me të kaluar kriminale, dyshohet edhe për vrasje

​Haxhiu: Të premten do ta caktoj datën e seancës konstituive, me LDK-në nuk pati marrëveshje

Kosova News 10/02/2026 10/02/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Aksident fatal në rrugën Mitrovicë–Prishtinë, humb jetën një grua
09:42 -23/07/2026
Mot me diell dhe temperatura deri në 29°C
08:20 -23/07/2026
Sot mbahet seanca gjyqësore për rastin e vrasjes së policit Muhamet Lika
08:18 -23/07/2026
Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale
22:38 -22/07/2026
Ukraina godet 13 anije ruse në Detin e Zi dhe Detin Azov, rritet izolimi i Krimesë
22:18 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?