Një lojtar i Liverpoolit ka ‘vendosur të largohet’ pas zhgënjimit nga oferta e parë e kontratës së ofruar nga klubi.
Liverpool ka bërë disa blerje të reja këtë verë, duke nënshkruar me Jeremie Frimpong, Florian Wirtz dhe Milos Kerkez.
Frimpong dhe Wirtz u bashkuan nga Bayer Leverkusen përkatësisht për 29.5 milionë euro dhe një shumë rekord për klubin prej 116 milionë eurosh, ndërsa transferimi i Kerkez u konfirmua të enjten për një shumë prej 40 milionë funtesh.
Ata vazhdojnë të jenë aktivë në afatin kalimtar dhe u është dhënë drita e gjelbër për të tentuar transferimin e sulmuesit të Newcastle United, Alexander Isak.
Por, krahas afrimeve të reja, priten edhe disa largime përpara fillimit të sezonit të ri, me Trent Alexander-Arnold që është larguar drejt Real Madridit.
Dhe, sipas Football365, Ibrahima Konate është ‘gati’ të ndjekë gjurmët e ish-bashkëlojtarit të tij duke mos rinovuar kontratën dhe duke u larguar si lojtar i lirë.
26-vjeçari thuhet se është i zhgënjyer me ofertën fillestare të Liverpoolit dhe dëshiron një sfidë të re, mes interesimit të shprehur nga disa klube evropiane, përfshirë Real Madridin.
Bisedimet mes mbrojtësit dhe Liverpoolit raportohet se kanë ngecur, ndërsa drejtori sportiv, Richard Hughes, po përpiqet ta zgjidhë situatën e tij kontraktuale gjatë kësaj vere.

Sipas një raporti të The Guardian, përfaqësuesit e Konates kanë kërkuar një rrogë bazë më të lartë, pasi oferta e Liverpoolit ishte e bazuar kryesisht në përmbushjen e objektivave të caktuara të performancës.
Gjithashtu, bisedimet për një kontratë të re u shtynë për shkak të fokusit të Liverpoolit në rinovimet me Mohamed Salah dhe Virgil van Dijk, të cilët tashmë kanë nënshkruar kontrata të reja dyvjeçare.
Mbetet për t’u parë nëse Liverpool do të arrijë ta bindë Konaten që të qëndrojë apo do të detyrohet ta shesë këtë verë për të përfituar nga një transferim.
Mbrojtësi francez iu bashkua Liverpoolit nga Leipzigu për 36 milionë euro në verën e vitit 2021.