KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Skema e fajdes në Prizren: Nga 3 mijë euro në borxhe marramendëse – dy persona nën aktakuzë
Kronika e Zezë

Skema e fajdes në Prizren: Nga 3 mijë euro në borxhe marramendëse – dy persona nën aktakuzë

Kosova News
Kosova News 15:38 -13/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Prokuroria Themelore në Prizren të martën ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj dy të pandehurve lidhur me kryerjen e veprës penale të fajdes. Njëri prej tyre akuzohet edhe për armëmbajtje pa leje, derisa tjetri edhe për veprën penale të detyrimit.

“Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve E.K., dhe B.K., të cilët gjenden nën masën e paraburgimit nga data 26.03.2025, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Fajdeja” nga neni 331 par.3 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, gjithashtu i akuzuari E.K., ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së, si dhe i akuzuari B.K., ka kryer veprën penale “Detyrimi” nga neni 328 par. 2 lidhur me par.1 të  KPRK-së”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, “nga muaji shkurt i vitit 2021, e në vazhdimësi, në Prizren, të akuzuarit E.K., dhe B.K., kontraktojnë një shumë dukshëm jopropocionale në këmbim të shërbimit për të dëmtuarin E.G., duke e shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare, papërvojën ose paaftësinë për të kuptuar pasojën, në atë mënyrë që  i dëmtuari, fillimisht takohet  me të akuzuarin E.K., nga i cili kërkon 3000 € (tre mijë euro) borxh, me afat kthimi brenda dy muajve”.

“Me rastin e dhënies së borxhit, i akuzuari E.K., e ngarkon me kamatë mujore në shumë prej 650 € (gjashtëqind e pesëdhjetë euro). Në pamundësi për ta kthyer borxhin, i akuzuari E.K., përsëri i jep të dëmtuarit edhe 2500 € (dymijë e pesëqind euro), të cilat para i kishte marrë nga xhaxhai i tij, i akuzuari B.K.,  duke e paralajmëruar të dëmtuarin, se për këtë shumë do të paguaj kamatë mujore në shumë prej 500€ (pesëqind euro). Meqenëse i dëmtuari, nuk arrin të paguaj borxhin së bashku me kamatën që i kërkohet, të akuzuarit ia rrisin vlerën e kamatës mujore në vlerë prej 1,150€ (njëmijë e njëqind e peshëdhjetë euro)”.

“Përsëri në pamundësi të pagesës, të pandehurit, ia japin të dëmtuarit edhe 2,000 € (dymijë euro),  ku i dëmtuari  nga muaji shkurt i vitit 2021 e deri në  muajin shkurt të vitit 2025, ka paguar kamatë mujore në shumë prej 1,650 € (njëmijë e pesëqind euro), e cila kamatë arrin vlerën  mbi 25.000€ (njëzetë e pesë mijë euro). Me datë 18.03.2025 rreth orës 23:02 min, i akuzuari E.K., i dërgon sms të dëmtuarit duke i thënë se i ke borxh 13,650 € (trembëdhjetë mijë e gjashtëqind e pesëdhjetë euro) ose e bartë banesën tek noteri në emrin e tij. Me pas, me datë 26.03.2025 takohen në Prizren, dhe pas bisedës rreth borxheve dhe kamatës, të akuzuarit nga i dëmtuari marrin edhe 10,000 € (dhjetëmijë euro) me ç’rast intervenon policia dhe të njëjtit arrestohen”.

“Me këto veprime, të njëjtit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Fajdeja” sipas KPRK-së”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë, raporton Telegrafi.

Po ashtu, sipas aktakuzës, “i akuzuari E.K., me datë 26.03.2025, posedon në kundërshtim me ligjin për armët, pistoletën “Pjetro Bereta Gardone”, dhe 13 fishekë, pas kontrollimit të automjetit “Mercedes 2024”C, ndërsa pas kontrollit në shtëpinë e tij, është gjetur edhe 1 pushkë ajrore dhe 1 fishekë i armës së gjatë, si dhe 42 fishekë të pistoletës 9×19 mm dhe 1 karikator i zbrazët”.

“Me këto veprime, i njëjti ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas KPRK-së”.

Ndërsa, sipas aktakuzës, “i akuzuari B.K., me datë 27.02.2025, në kohë të pacaktuar, në Prizren, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete përdorë forcën duke detyruar të dëmtuarin E.G., të kryej ndonjë veprim në dëm të pasurisë së tij, në atë mënyrë që pasi i njëjti nuk ka qenë në gjendje ta realizoj kthimin e borxhit që ka rezultuar nga dhënia e fajdesë dhe interesin jo proporcional, në mënyrë të dhunshme ia merr automjetin Golf VII, ku i dëmtuari pastaj detyrohet të marr një automjet Golf VI në Rent A Car, për ta kthyer automjetin e tij”.

“Po ashtu, në mënyrë të dhunshme ia heq nga dora orën të dëmtuarit, në vlerën prej 1,300 € (njëmijë e treqind euro), si dhe kërcënon se nëse nuk i pagan borxhet dhe kamatat e lartcekura, do të shkojnë tek noteri për ta bartur banesën e të dëmtuarit në posedim të tij”.

“Me këto veprime, i njëjti ka kryer veprën penale “Detyrimi” sipas KPRK-së”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartëcekur për veprat penale për të cilat akuzohen të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit.

“Gjithashtu, prokurori i rastit ka propozuar të bëhet konfiskimi i përhershëm i mjetit dhe objektit me të cilën është kryer vepra penale si dhe përfitimeve nga kryerja e veprave penale, duke përfshirë shumën në total 18.050 € ( tetëmbëdhjetë mijë e pesëdhjetë euro), automjetin “Mercedes”, armë, telefona etj.”, përfundon njoftimi i Prokurorisë Themelore të Prizrenit.

Gjithashtu lexoni:

Komandanti i KFOR-it takon ambasadorin e Italisë në Kosovë

Kompania “Pastrimi” ndërpret grumbullimin e mbeturinave në Prishtinë

Hyseni pas vendimit të OshP-së: Fund i padrejtësive shumëvjeçare, Gjilani do ta ketë stadiumin e merituar

Kurti udhëton në Poloni, merr pjesë në konferencën IMPACT 2025

Arrestohet një person për tentim-vrasje në Pejë

Kosova News 13/05/2025 13/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
overcast clouds
10° _ 8°
84%
2 km/h
Tue
18 °C
Wed
17 °C
Thu
20 °C
Fri
11 °C
Sat
13 °C

Lajmet e Fundit

Komandanti i KFOR-it takon ambasadorin e Italisë në Kosovë
20:27 -13/05/2025
Kompania “Pastrimi” ndërpret grumbullimin e mbeturinave në Prishtinë
20:13 -13/05/2025
FShF-ja del me deklaratë rreth biletave për ndeshjen Shqipëri-Serbi
19:30 -13/05/2025
Hyseni pas vendimit të OshP-së: Fund i padrejtësive shumëvjeçare, Gjilani do ta ketë stadiumin e merituar
19:10 -13/05/2025
Kurti udhëton në Poloni, merr pjesë në konferencën IMPACT 2025
18:59 -13/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?