Kryetari i Aleancës Kosova e Re Behgjet Pacolli i cili njëherit është edhe deputet i grupit parlamentar të LDK-së ka bërë një reagim skandaloz në Twiter duke u sjellur në raport me Kosovën dhe udhëheqësit e saj sikur të ishte ndonjë zyrtarë i UNMIK-ut apo ndoshta dhe më keq… shkruan KosovaNews
Ai në këtë reagim i ka trajtuar njësoj si presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq poashtu edhe liderët e Kosovës presidenten Vjosa Osmani e kryeministrin Albin Kurti duke u bërë thirrje që të lënë mënjanë ofendimet dhe provokimet e ndërsjella.
Pra me këtë reagim Pacolli haptazi ka thënë se edhe presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti po e ofendojnë dhe provokojnë presidentin serb Vuçiq.
“Vuçiq dhe Osmani/Kurti duhet të lënë mënjanë ofendimet dhe provokimet e ndërsjella për të vendosur një minimum niveli i respektit për palët në dialog.
Të dyja palët duhet të ulen dhe të përpiqen të gjejnë zgjidhjen e duhur për çështjet që rëndojnë marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë” ka shkruar kryetari i AKR-së në twiter
Ky reagim skandaloz i Pacollit vjen pas paraqitjes brilante të presidentes Osmani në Këshillin e Sigurimit në OKB, paraqitje e cila ia humbi edhe shpërqëndrimin Vuçiqit i cili e akuzoi presidenten Osmani se së bashku me 4 heroinat nga Kosova ka ardhur në OKB për të provokuar dhe ofenduar shtetin serb.
Vučić and Osmani/Kurti must put aside mutual insults and provocations to establish a necessary min. level of respect for the parties in the dialogue. Both sides should sit and try to find the right solution for the issues that burden the relations between Kosovo and Serbia. pic.twitter.com/BDt2b9JmdT
— Behgjet Pacolli (@pacollibehgjet) April 23, 2024