KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Skandali në LDK, bisedat që zbuluan akuzat për manipulime dhe reagimet tjera
Politikë

Skandali në LDK, bisedat që zbuluan akuzat për manipulime dhe reagimet tjera

Kosova News
Kosova News 11:17 -01/04/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Pakënaqësitë brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës, po vazhdojnë të dalin në publik. Pas Avdullah Hotit, i cili kërkoi lidership të ri, nga kjo parti kanë dal edhe bisedat e brendshme ku paraqiten ankesa për manipulime gjatë procesit zgjedhor të 9 shkurtit. Krejt kjo është skenë kriminale për ish-shefin e grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi. Atij i ka reaguar edhe kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku. Ndërkohë, personazheve në biseda, Tërmkolli u referohet si “tuxharë sorosianë”.

Në dritën e këtyre zhvillimeve, gazeta Reporteri.net publikoi disa mesazhe të brendshme të LDK-së. Mesazhet, të shkëmbyera në një grup “Viber” të anëtarëve të LDK-së, zbulojnë shqetësime për manipulime gjatë procesit zgjedhor.

Sipas ‘screenshot’-eve të publikuara, ish-shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, akuzon për vjedhje votash dhe kërkon që ky rast të cilësohet si “skemë kriminale”.“Faktet po ulërasin o Kujtim. Ti duhet me u pajtu me shqetësimin, për krimin qe ka ndodhë”, shkroi Arben Gashi.

Kësaj iu përgjigj Shala duke thënë se:“Asnjë manipulim nuk është i tolerueshëm”.“ Për të gjitha”, vazhdonte numri 2 i listës zgjedhore të LDK-së.

Lexo po ashtu:

“Kujtë qitja emrin… skemë e organizuar kriminale” – përplasja në “Viber” mes Shalës e Gashit për votat e diasporës

Kurse, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku i ka cilësuar këto si sulmet e sinkronizuara ndaj LDK-së, të nisura që nga përfundimi i zgjedhjeve, të cilat, sipas tij, nuk janë as të rastësishme e as të paqëllimshme.

“Ato rikulmuan dhe sonte, në sinkron. Janë sulme që për target pështyme kanë, merreni me mend, partinë e vendit të tretë. Ne, sërish, për të satën herë nga vendi i tretë – siç na kujtojnë këta si të parëdësishëm – jemi fajtorët kryesorë për secilën gjë në këtë vend. Në këto sulme të paramenduara e në sinkron, janë bërë bashkë kundërshtarët e rinj e të vjetër të Lidhjes; dhe gjithë ata që ndjejnë se kanë humbur hapin me hapjen e madhe që në LDK ka ndodhë, po ndodhë dhe do të ndodhë. Nga njëra anë, nga njëra palë, na thuhet se jemi të kapur nga bizneset oligarke, prandaj s’kemi nga t’ia mbajmë. Ani pse ja që po ja mbajmë. Për veten dhe gjithë ata mbështetës tanë. Zëri i tyre është i vetmi që sot na drejton. Nga ana tjetër, nga pala tjetër, na thuhet se jemi shërbëtorë të pushtetit, prandaj dhe po i lëmë të qeverisin. Ani pse, nuk shkojmë me ta, s’flasim me ta, s’bashkëpunojmë me ta. E vërteta është e thjeshtë. Krejt e thjeshtë dhe e drejtë. LDK po qëndron për veten; dhe nëpërmjet vetes dhe për Republikën. E sepse po qëndron si e tillë, edhe po sulmohet nga të tjerët. S’janë mësuar të na shohin kështu, nuk e pranojnë kështu. Prandaj janë bashkë si një kundër LDK-së. Sa për informim, temat e brendshme janë diskutuar tashmë në Kryesi. LDK i beson institucioneve tona në çdo drejtim; dhe në këtë drejtim. Ne nuk bëjmë as prokurorinë e as gjyqësinë”, tha ai.

Ish-deputetetja e LDK’së, Melihate Tërmkolli, ka reaguar pas publikimit të komunikimeve të brendshme të LDK’së mes anëtarëve të Kryesisë së kësaj partie, ku flitet për një “skeme të organizuar kriminale” lidhur me votat me postë të mërgatës. Personazheve në këto biseda, Tërmkolli u referohet si “tuxharë sorosianë”, teksa thotë se po e mbajnë peng LDK’në për interesa personale.

Gjithashtu lexoni:

Haziri: Vetëvendosje e ka prishur koalicionin me LDK-në, Kurti njëanshëm ka bërë edhe shkarkime

Kurti viziton familjen e ish-policit që u arrestua dhe po mbahet padrejtësisht në Serbi

Gërvalla shkon në Luksemburg për 40-vjetorin e Marrëveshjes së Shengenit

Ngrihet aktakuzë ndaj deputetit të Listës Serbe për sulme ndaj gazetarëve në Leposaviq në vitin 2023

PDK: ZrrE-ja është në shërbim të monopolëve, jo të qytetarëve – nisëm betejën ligjore për drejtësi

Kosova News 01/04/2025 01/04/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
clear sky
27° _ 25°
39%
6 km/h
Sat
25 °C
Sun
26 °C
Mon
28 °C
Tue
23 °C

Lajmet e Fundit

Netanyahu i drejtohet popullit iranian: Ndërsa e arrijmë qëllimin tonë, po ju hapim rrugën edhe juve drejt lirisë
23:18 -13/06/2025
Haziri: Vetëvendosje e ka prishur koalicionin me LDK-në, Kurti njëanshëm ka bërë edhe shkarkime
22:35 -13/06/2025
Tensionet në Lindjen e Mesme, Trumpi bisedon me Netanyahun dhe princin arab
22:29 -13/06/2025
Gjiganti evropian i ofron Paul Pogbas kontratë dyvjeçare
21:28 -13/06/2025
Irani fillon hakmarrjen, lanson qindra raketa drejt Izraelit
20:50 -13/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?