Emërtimi “Gjeneral Jankoviq”, i cili ishte hequr zyrtarisht nga Kuvendi i Republikës së Kosovës në vitin 2012 pas iniciativës së ish-kryetarit të Hanit të Elezit, Rufki Suma, është rikthyer së fundmi në një formë zyrtare në dokumente të përpiluara në gjuhën serbe, përcjell KosovaNews.

Në zyrën e re noteriale të hapur në Han të Elezit, përveç emërtimit zyrtar në gjuhën shqipe “Hani i Elezit”, në vulën e dokumenteve në gjuhën serbe figuron emri “Gjeneral Jankoviq”.

Gjatë ditës së sotme në rrjete sociale janë shpërndarë fotografi të cilat dëshmojne se zyra e noterisë në Han të Elezit po përdor një vulë zyrtare ku, përveç gjuhës shqipe, në versionin serb figuron ende emri i Gjeneral Jankoviq.

Lidhur me rastin, ka reaguar, ish kryetari i Komunës së Hani të Elezit, Refki Suma ka duke kujtuar se që nga viti 2012, pas një vendimi të Kuvendit të Kosovës dhe presionit të vazhdueshëm të qytetarëve dhe organizatave vendore e ndërkombëtare, emri i Hanit të Elezit në gjuhën serbe është zyrtarisht “Elez Han”, dhe se “Đeneral Janković” është hequr përfundimisht nga përdorimi zyrtar.
“Përdorimi i kësaj vule me emrin e një krimineli serb është në kundërshtim me ligjet e Republikës së Kosovës. Zyra e noterisë në Han të Elezit duhet menjëherë ta largojë këtë vulë nga përdorimi dhe të pajiset me vulën e re me emërtimin zyrtar. Në të kundërtën, do të kërkojmë mbylljen e kësaj zyre,” – tha Refki Suma në reagimin e tij.
Reagimi i Plotë:
Vula provokative e Noterit në Han të Elezit Portali Kaçaniku me Rrethinë postoi sot me dt.01.06.2025 një informatë ku…
Posted by Rufki Suma on Sunday, June 1, 2025