KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “S’ka pajtim për dy palë zgjedhje”, Jashari: Kriza mund të zgjasë deri në mars të vitit 2026
Politikë

“S’ka pajtim për dy palë zgjedhje”, Jashari: Kriza mund të zgjasë deri në mars të vitit 2026

Kosova News
Kosova News 21:26 -18/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Analisti politik Shesmi Jashari ka paralajmëruar se kriza politike që ka bllokuar konstituimin e Kuvendit të Kosovës mund të zvarritet deri në mars të vitit 2026, nëse subjektet politike nuk arrijnë të gjejnë një kompromis të përbashkët.

Në një intervistë për emisionin “FIVE”, Jashari tha se aktualisht vetëm Lëvizja Vetëvendosje ka interes që zgjedhjet e përgjithshme të mbahen njëkohësisht me ato lokale, që priten në tetor të këtij viti, ndërsa partitë e tjera janë kundër kësaj ideje.

“Mendoj se LVV-ja ka interes që të shkohet në zgjedhje bashkë me këto lokale, por subjektet tjera politike nuk kanë interes, dhe kjo e bën të pamundur kompromisin për një proces të përbashkët zgjedhor. Do t’i shkaktonte shumë vështirësi menaxhimit të procesit nëse shkohet në dy palë zgjedhje në të njëjtën kohë”, theksoi Jashari.

Ai shtoi se mosdakordimi mes partive për datën e zgjedhjeve dhe mënyrën e konstituimit të Kuvendit po e shtyn Kosovën drejt një zvarritjeje të rrezikshme të krizës institucionale.

Jashari foli edhe për kërkesën e dorëzuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe disa parti tjera në Gjykatën Kushtetuese, për të sqaruar nëse votimi për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit duhet të jetë i hapur apo i fshehtë. Por sipas tij, edhe një përgjigje eventuale e Kushtetueses nuk do të jetë zgjidhje përfundimtare për bllokadën politike.

“Kërkesa që iu është drejtuar AAK-ja me partitë tjera në Kushtetuese ka të bëjë vetëm me interpretimin e ndërrimit të procedurës nga votimi i hapur në atë të fshehtë. Që do të thotë se përgjigja do të jetë e kufizuar dhe nuk do të zgjidhë bllokadën. Edhe nëse Gjykata thotë se procedura e ndryshuar është e ligjshme ose jo, kjo nuk nënkupton domosdoshmërisht sigurimin e numrave për ta zhbllokuar Kuvendin”, tha ai.

Sipas Jasharit, pozicionet e ngurta politike dhe afrimi i zgjedhjeve lokale do ta bëjnë edhe më të vështirë arritjen e një marrëveshjeje politike. Ai paralajmëroi se nëse partitë politike nuk lëvizin nga qëndrimet e tyre, kriza mund të vazhdojë deri në pranverën e vitit të ardhshëm.

“Unë kam frikë që për shkak të pozicioneve politike, për shkak të zgjedhjeve lokale që do t’i kemi në tetor të këtij viti, kjo krizë do të vazhdojë deri në marsin e vitit 2026, dhe kjo do të jetë shumë e dëmshme për shtetin e Kosovës”, përfundoi Jashari.

Gjithashtu lexoni:

WSJ: Trump Miratoi Planin për Bombardimin e Iranit

‘Reporting House’ prezantoi instalacionin me 500 kristalet origjinale të Trepçës

AAK në Gjakovë, emra të njohur nga PSHDK i bashkohen Ardian Gjinit

Fetai: Autostrada për Kosovë do të bëhet brenda këtij mandati

Gjendet pa shenja jete një person në Verbovc të Kllokotit

Kosova News 18/06/2025 18/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
78%
1 km/h
Thu
29 °C
Fri
28 °C
Sat
26 °C
Sun
28 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

CNN: Trump në prag të bombardimit të Iranit – synon të shmangë shpërthimin e një lufte të madhe
02:02 -19/06/2025
Putin thotë se Irani nuk ka kërkuar ndihmë nshtarake nga Rusia
01:35 -19/06/2025
WSJ: Trump Miratoi Planin për Bombardimin e Iranit
01:10 -19/06/2025
Netanyahu i ankohet Trumpit: Izraeli po vuan “shumë humbje, humbje të dhimbshme” nga sulmet iraniane
00:12 -19/06/2025
‘Reporting House’ prezantoi instalacionin me 500 kristalet origjinale të Trepçës
23:53 -18/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?