Pas Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), edhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) e ka lëshuar sallën në seancën e së mërkurës të Kuvendit Komunal të Prishtinës në të cilin parashihej të votohej buxheti për vitin 2025. Seanca përfundoi për shkak të mungesës së kuorumit dhe rrjedhimisht dështoi votimi i buxhetit.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se për shkak të pyetjeve të shumta rreth buxhetit preferon që përgjigjet t’i kthejë me e-mail.
Kjo nuk i pëlqeu shefit të asamblistëve të LVV-së, Gëzim Sveçlës.
“Skandaloze është kjo çka po e thoni kryetar. Ju po na kërkoni të votojmë diçka që nuk dini të ktheni përgjigje. Kjo paraqet stagnim. Asnjë rritje nuk ka te buxheti…. Le ta dijnë qytetarët e Prishtinës që ti nuk e dinë çka ka në atë buxhet”, ka thënë Sveçla e më pas asamblistët e kësaj partie lëshuan sallën.