Në mungesë të kuorumit, ka dështuar të mbahet seanca për zgjedhjen e presidentit/es, raporton Ekonomia Online.
Por kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka thënë se ajo do të vazhdohet në momentin që do të bëhen kushtet.
“Me këtë rast po e ndërpres këtë seancë dhe natyrisht që do ta vazhdojmë në qoftë se plotësohen kushtet”, tha Haxhiu.
VV kandidoi dy kandidatë për president, Glauk Konjufcën dhe Fatmirë Mulhaxha-Kollçaku, por nuk arriti që të sigurojë pjesëmarrjen e opozitës.




