Në vendkalimet kufitare të Kosovës këtë mëngjes gjendja paraqitet më e qetë dhe nuk ka tollovi me kolona e pritje të shumë të gjata.
Të dhënat e fundit të publikuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në orën 08:10 minuta, bëjnë të ditur se kolona nuk ka në asnjë pikë kufitare.
Në pikën kufitare në Merdar pritjet për të dalë nga Kosova janë 5 deri në 10 minuta.
Kolonë krejt e vogël prej diku 20- 30 metra është krijuar edhe në dalje të pikës kufitare Dheu i Bardhë, ku pritja e qytetarëve edhe në këtë pikë është maksimumi 20 minuta.
Kurse në pikat tjera gjendja është e qetë, nuk ka pritje më shumë se 5 minuta.
Qytetarët mund të informohen në kohë reale mbi gjendjen në kufi duke klikuar në këtë LINK.



