Protesta kundër kryetarëve shqiptarë të komunave në veri, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, u paralajmëruan edhe për sot.
Në tri këto komuna, ka nisur grumbullimi i protestuesve serbë kundër hyrjes së kryetarëve të rinj të këtyre komunave në objektet komunale.
E marta shënon ditën e tretë të protestave, që u përcollën me tensione e dhunë nga protestuesit serbë.
Një ditë më herët, ushtarët e KFOR-it u përleshën me protestues serbë që refuzuan t’i binden thirrjes së misionit paqeruajtës për t’u larguar nga hapësira pranë komunës së Zveçanit.
Së paku 25 ushtarë të KFOR-it u plagosën, ashtu si edhe dhjetëra protestues.


