KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Situata në Kosovë, ministrja Xhaçka: Të ruhet qetësia, kam komunikuar me KFOR-in
Siguri

Situata në Kosovë, ministrja Xhaçka: Të ruhet qetësia, kam komunikuar me KFOR-in

KosovaNewss
KosovaNewss 14:23 -15/06/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja shqiptare e Mbrojtjes, Olta Xhaçka tha se janë duke e përcjell me vëmendjen gjendjen në Kosovë. Ajo madje ka thënë se ka komunikuar me KFOR-in për gjendjen në veri.

“Jemi duke i ndjekur nga afër me shumë shqetësim ngjarjet në veri të Kosovës. Jemi angazhuar fort me aleatët e partnerët që situata të mos përkeqësohet më tej. Të shqetësuar pasi aleatët e partnerët e gjejnë pjesën më të madhe të përgjegjësisë tek Kosova. Kjo dobëson në mënyrë shqetësuese pozitat e Kosovës në sytë e SHBA dhe BE. Tre policët e kapur nga ushtria serbe, padyshim e ndërlikon më tej situatën. Kam komunikuar me komandantin e KFOR, jemi në pritje të përfundimit të hetimeve. Në këtë pikë është e domosdoshme që të ruhet qetësia. Deklaratat e Qeverisë së Kosovës për ndalimin e qarkullimit të automjeteve me targa serbe. Lëvizja e lirë, pjesë shumë e rëndësishme e angazhimeve që kanë të gjithë vendet tona. Qeveria e Kosovës ka sqaruar që nuk bëhet fjalë për masa tregtare ekonomike, por për masa sigurie. Mbetet të shohim se çfarë do të thotë kjo në realitet. Ne shpresojmë që kjo të mos ndodhë, pasi vetëm sa do të përshkallëzonte më shumë situatën. Do të dëmtonte mbi të gjitha vetë Kosovën dhe rajonin ekonomikisht, por edhe në sytë e aleatëve”.

“Drafti i kryeministrit Rama për asociacionin, hap i qenësishëm për ç’tensionim dhe rikthim në rrjedhë të dialogut. Anulimi i mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, kam dëgjuar akuza për mungesën e mbështetjes për Kosovën. Për ne Kosova është e shenjtë, është prioritet kombëtar që udhëheq çdo veprim në politikën tonë të jashtme. Ne ndajmë plotësisht objektivat e qeverisë së Kosovës për një zgjidhje përfundimtare të negociuar me Serbinë. Kjo nuk do të thotë që ne të mbështesim në mënyrë të pakushtëzuar qeverinë e Kosovës, edhe kur jemi të bindur që ajo që po bën është një gabim. Kjo nuk do të ishte mbështetje për Kosovën, do të ishte e papërgjegjshme dhe nuk ka për të ndodhur kurrë. E domosdoshme që qeveria e Kosovës të dëgjojë partnerët tanë ndërkombëtarë, për shtensionimin e situatës. Duhet të ndalet thellimi i hendekut të qëndrimeve me SHBA e BE sepse pasojat janë vërtet të rënda. Dialogu i lehtësuar nga BE është rruga drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Dialogu Kosovë-Serbi është rruga e vetme drejt paqes, por kjo kërkon guxim. Shqipëria mbetet plotësisht e angazhuar për të kontribuar me çdo mjet e më të gjithë mundësitë e saj. Por jo duke vazhduar në rrugën e përplasjes me të gjithë miqtë e aleatët, sepse nga kjo Kosova nuk mund të dalë kurrë e fituar”, tha Xhaçka në Kuvend.

Kryeministri Kurti: Po befasohemi nga toleranca dhe heshtja e ndërkombëtarëve – Veprimi i Serbisë ishte agresion ndaj shtetit tonë

Gjithashtu lexoni:

Rritet interesimi i të rinjve për FSK-në, 234 aplikime për 44 vende

Gjykata Supreme pezullon gradimet në Policinë e Kosovës

Njësia Rajonale në Gjakovë shqipton 306 gjoba për përdorim të telefonit dhe konfiskon 44 patentë shoferë

Karabinierët italianë të KFOR-it patrullojnë në veri të vendit

Prokuroria kërkon paraburgim për tre persona për vrasjen e rëndë në Prizren

KosovaNewss 15/06/2023 15/06/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
overcast clouds
13° _ 13°
79%
1 km/h
Tue
28 °C
Wed
27 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

Nuk ka fitues në ndeshjen Belgjikë – Egjipt
23:08 -15/06/2026
Trump: Marrëveshja me Iranin është nënshkruar
22:42 -15/06/2026
Rritet interesimi i të rinjve për FSK-në, 234 aplikime për 44 vende
21:45 -15/06/2026
Kurti theksoi përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për avancimin e arsimit gjithëpërfshirës
21:09 -15/06/2026
Shqipëria nënshkruan tri konventa në Strasburg për shtetin ligjor
20:43 -15/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?