KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Sindikata e Shërbimit të Jashtëm e quan fushatë hakmarrëse pezullimin e Prenkajt nga Departamenti për Amerikë
Politikë

Sindikata e Shërbimit të Jashtëm e quan fushatë hakmarrëse pezullimin e Prenkajt nga Departamenti për Amerikë

Kosova News
Kosova News 16:42 -30/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Shoqata Sindikale e Anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm të Republikës së Kosovës (SHSASHJ) thotë se është shqetësues vendimi për pezullimin nga puna të Albert Prenkaj, nga Drejtoria e Departamentit për Amerikë.

Në reagim u tha se pezullimi është fushatë hakmarrëse nga menaxhmenti i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe i kundërligjshëm.

Në reagim, Shoqata tha se Prenkaj u pezullua nga puna edhe për shkak të pjesëmarrjes së aktivitete sindikale.

“Shoqata Sindikale kishte organizuar një protestë paqësore para objektit të MPJD si reagim ndaj veprimeve kundërligjore dhe z. Prenkaj i autorizuar nga Këshilli ekzekutiv i Shoqatës, ishte drejtuar medieve në emër të protestuesve anëtarë të Shërbimit të Jashtëm. Shoqata Sindikale shpreh shqetësim për arsye se e drejta e organizimit të protestës paqësore është e drejtë e garantuar me Kushtetutë dhe akte ligjore në fuqi dhe është e ndalueshme të cenohet e drejta e organizimit sindikal e aq më tepër të ketë reperkusione dhe persekutime për një aktivitet të tillë”, thuhet në komunikatë.

Sipas SHSASHJ-s, Ministria e Jashtme ka bërë përpjekje që nëpërmjet procedurave disiplinore t’i cenojë të drejtat e zyrtarëve publikë për t’i shfrytëzuar mjetet juridike. Ajo përmendi edhe thyerjen e zyrës së Prenkajt, marrjen e arkivit dhe të vulës.

“Së fundi, Gjykata Themelore në Prishtinë Departamenti për Çështje Administrative ka vendosur që të anulohet vendimi i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Shërbimit Civil të Republikës së Kosovës duke i dhënë të drejtë ambasadorit Prenkaj lidhur me kontestimin e tij ndaj Rregullores nr. 01/2022 për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës në MPJD, përmes së cilës është shuar pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të ushtruar me aktemërim nga z. Albert Prenkaj”, u tha tutje në reagim.

Shoqata tha ndër të tjera se persekutimi ka vazhduar edhe ndaj Agron Malokut, kryetar i këtij organizimi sindikal dhe të anëtarëve të tjerë për shkak të protestës.

“Shoqata Sindikale i bënë thirrje Avokatit të Popullit, Prokurorisë së Shtetit që të veprojnë në drejtim të hetimit të shkeljeve të së drejtës së organizimit sindikal nga ana e menaxhmentit të MPJD-së dhe të drejtës së shfrytëzimit të mjeteve juridike të anëtarëve të shërbimit të jashtëm të garantuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet në fuqi”, u tha në njoftim.

Gjithashtu lexoni:

Berisha, pas takimit me Osmanin: Kemi qenë konstruktivë nga fillimi, nuk përulemi ndaj askujt

Ziadeh takohet me Sorensen, e vazhdon mbështetjen për dialogun

Kurti takon deputetët britanikë, diskutojnë për marrëdhëniet bilaterale dhe bashkëpunimin ekonomik e tregtar

Osmani dhe Arifi bisedojnë për konstituimin e Kuvendit

LDK-ja dorëzoi lëndën në Gjykatën Kushtetuese për bllokadën në kuvend

Kosova News 30/03/2023 30/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
19° _ 18°
48%
1 km/h
Sat
36 °C
Sun
37 °C
Mon
37 °C
Tue
36 °C
Wed
19 °C

Lajmet e Fundit

Shtypi gjerman: Autokracia në Serbi po lëkundet
22:49 -04/07/2025
Arrestohen 15 persona në Mitrovicë, parandalohet përleshja ndërmjet dy grupeve
22:46 -04/07/2025
Kyle Walker befason me skuadrën e re
22:03 -04/07/2025
Kurti dhe Nagavci vizitojnë kampin edukativ me fëmijë të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian
21:21 -04/07/2025
Osmani: Kosova feston krah për krah me Amerikën, aleatin tonë më të madh
20:11 -04/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?