Sindikata e Filarmonisë së Kosovës ka paralajmëruar protestë para Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) për të hënën e gjashtë (6) nëntorit në ora 15:30.
Këtë është bërë e ditur përmes një komunikate për media ku thuhet se janë të diskriminuar e të pabarabartë me pjesën tjetër të muzicientëve.
Në komunikatë thuhet se kjo protestë vije si rezultat i diskriminimit dhe mosmarrjes parasysh të kërkesave të tyre nga ana e MKRS-së.
“Pas shumë përpjekjeve për të komunikuar me Ministrin e Kulturës, ku kërkuam një përgjigje zyrtare se kur do të përfundoj diskriminimi i antarëve të Filharmonisë, dhe kur do të mirren parasysh kërkesat e tyre, kjo nuk na solli asnjë rezultat”, thuhet në komunikatë.
Më tej, sindikalistët thonë se si rrugë të vetme u ka mbetur “ndërmarrja e hapave sindikal”.
“Si pasojë e kësaj, neve si Sindikatë, nuk na mbeti rrugë tjetër veçse të ndërmarrim hapa sindikal”.
“Andaj, ditën e Hënë, duke filluar nga ora 15:30, antarët e Filharmonisë së Kosovës do të protestojnë para objektit të Ministrisë së Kulturës, duke kërkuar edhe një herë që të mirren parasysh kërkesat tona dhe të diskriminuarit të ndihen të barabartë me pjesën tjetër të muzicientëve”, thuhet në komunikatën e Shoqatës Sindikale të Filhamonisë së Kosovës.