KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Sinani: Në Luginë ka përkeqësim të vazhdueshëm të drejtave të njeriut
Politikë

Sinani: Në Luginë ka përkeqësim të vazhdueshëm të drejtave të njeriut

Kosova News
Kosova News 11:42 -23/05/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, tha se raporti i fundit i Komisionerit të Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut, Michael O’Flaherty, pas vizitës së tij në Serbi, e konfirmon qartë atë që shqiptarët në Luginën e Preshevës e përjetojnë çdo ditë: përkeqësimin e vazhdueshëm të situatës së të drejtave të njeriut dhe ngushtimin e hapësirës demokratike.

“Shqetësimet e ngritura për lirinë e shprehjes, presionin ndaj shoqërisë civile, gjuhën e urrejtjes dhe trajtimin e atyre që kërkojnë të drejtat e tyre, janë alarm serioz për gjendjen në Serbi. Për ne në Luginën e Preshevës, kjo nuk është vetëm analizë apo raport ndërkombëtar. Ky është realiteti ynë i përditshëm. Pasivizimi i adresave, diskriminimi institucional, mungesa e përfaqësimit dhe presioni i vazhdueshëm ndaj shqiptarëve vazhdojnë të cenojnë të drejtat tona elementare për të jetuar dhe vepruar të lirë”, ka shkruar ajo në “Facebook”.

Si Kryetare e Komunës së Preshevës, ajo rithekson se vëmendja dhe presioni ndërkombëtar janë të domosdoshme, por po aq i rëndësishëm është edhe zëri ynë i përbashkët.

“Ne nuk do të heshtim përballë padrejtësive dhe politikave që synojnë margjinalizimin dhe tjetërsimin e shqiptarëve në Luginë. Presheva meriton dinjitet, trajtim të barabartë dhe respektim të plotë të të drejtave të njeriut, ashtu si çdo qytetar tjetër në Evropë. Do të vazhdojmë të kërkojmë përgjegjësi institucionale dhe të bashkëpunojmë me mekanizmat ndërkombëtarë derisa këto padrejtësi të marrin fund”, tha ajo.

Duke shtuar se ky raport përbën një moment të rëndësishëm ndërkombëtar për kauzën e Luginës së Preshevës. Problemet tona nuk janë më vetëm paralajmërime politike apo zëra të izoluar — ato tashmë janë evidentuar dhe pranuar edhe nga institucione evropiane me kredibilitet të lartë.

“Ne do të vazhdojmë punën me përkushtim, përmes dialogut, dokumentimit dhe përfaqësimit dinjitoz, në mënyrë që këto rekomandime të mos mbeten vetëm në letra, por të shndërrohen në ndryshim konkret për qytetarët tanë”, tha ajo.
 

Gjithashtu lexoni:

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë

Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig

Hoti: Me reformën në mirëqenie sociale hiqet kriteri i moshës pesëvjeçare

​Policia mbështeti aksionin për rrënimin e vilave ilegale në Ujman, nuk pati telashe

​Nga pezullimi te kthimi, ja çfarë kërkon ShBA nga Kosova për dialogun strategjik

Kosova News 23/05/2026 23/05/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Wed
24 °C
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

Për pesë ditë mbyllet një segment i rrugës “Ilir Konushevci”
08:53 -22/07/2026
Kufijtë e Kosovës pa pritje, qarkullimi zhvillohet normalisht
08:50 -22/07/2026
IHMK paralajmëron stuhi të forta dhe rrezik për përmbytje lokale
08:48 -22/07/2026
Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë
22:39 -21/07/2026
Kosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin nëpërmjet bibliotekave të fëmijëve
21:56 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?