KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Siguria rrugore dhe parandalimi i aksidenteve, prioritet i Policisë
Siguri

Siguria rrugore dhe parandalimi i aksidenteve, prioritet i Policisë

KosovaNewss
KosovaNewss 17:51 -04/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në krye me menaxhmentin e saj, në kuadër të Planit Zhvillimor Strategjik 2021-2025, ka paraparë disa objektiva strategjike, me qëllim të ngritjes së efikasitetit në ruajtjen e sigurisë publike, parandalimin e krimit, duke marrë për bazë nevojat e qytetarëve në sferën e sigurisë së përgjithshme, e po ashtu edhe në atë të sigurisë në trafikun rrugor.

“Me qëllim të avancimit të sigurisë në trafik, parandalimit të aksidenteve në përgjithësi e në veçanti atyre me pasoja fatale, bazuar në objektivat strategjike, planet operacionale të dedikuara për sigurinë rrugore, Policia e Kosovës ka arritur rezultate pozitive në rritjen e sigurisë në trafik si dhe në parandalimin e aksidenteve me pasoja fatale, çka ka qenë edhe si synim primar i PK-së, ku gjatë muajit prill 2023 ka qenë vetëm një (1) aksident me fatalitet”, thuhet në njoiftim.

Sipas njoftimit përveç realizimit të planeve operacionale, prezencës së shtuar policore në terren, angazhimit të njësiteve policore me veturat inteligjente në patrullime dhe pika kontrolli, ligjërimeve në shkolla, fushatave të ndryshme sensibilizuese me media, bashkëpunimi dhe koordinimi i aktiviteteve me institucionet relevante në një formë apo tjetër, kanë ndikuar në sensibilizim e pjesëmarrësve në trafik, e që ka reflektuar në uljen e aksidenteve me pasoja fatale.

“Policia e Kosovës, përmes Divizionit të Trafikut, në vazhdimësi bën edhe rekomandime për institucionet qendrore dhe ato lokale mbi të gjeturat dhe nevojat e paraqitura në rrugët nacionale, rajonale dhe ato lokale, me qëllim të rritjes së mëtejme të sigurisë rrugore, e që ndikon drejtpërsëdrejti në parandalim të aksidenteve fatale dhe në shpëtim të jetës së qytetarëve”, thuhet në njoftim.

Divizioni i trafikut me njësitë rajonale, sipas njoftimit,  përveç detyrave primare, angazhohet edhe në përcjelljen e delegacioneve, përcjelljen e materieve të rrezikshme, të gjitha këto që reflektojnë në sigurinë e përgjithshme në trafik, ku gjatë muajit prill 2023 janë realizuar disa nga aktivitetet si në vijim 5 plane operative me 25 aktivitete për ngritjen e sigurisë në trafikun rrugor; 61 përcjellje të personaliteteve të rëndësishme; 51 përcjellje të materieve të rrezikshme;  38 shkresa për MMPHI-në dhe komunat përkatëse që kanë të bëjnë me infrastrukturën rrugore; 11 ligjërata në institucione shkollore; 20 fushata sensibilizuese në media dhe rrjete sociale të PK-së për vetëdijesimin e pjesëmarrësve në trafik.

“Policia e Kosovës, përmes njësiteve policore, do të vazhdojë aktivitetet në terren dhe njëkohësisht iu bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik, për vozitje të kujdesshme dhe respektim të rregullave në trafik, për të vazhduar edhe më tej uljen e aksidenteve me pasoja fatale, si dhe për siguri edhe më të madhe në trafik”, përfundon njoftimi.

Gjithashtu lexoni:

POLICIA: Në aspektin e sigurisë, zgjedhjet në Republikën e Kosovës, kaluan të qeta dhe pa incidente serioze

Ndalohet shoferi i një autobusi që po vinte nga Serbia, i gjenden 5 fletëvotime që dyshohen të falsikuara

Policia bastis dy lokacione në Zubin Potok, konfiskohen katër armë pas rastit të kanosjes ndaj ministrit Sveçla

Në ditën e zgjedhjeve, Policia sekuestron arsenal armësh në Zubin Potok

Një qytetar në Shtime dëmton fletëvotimin e tij, tenton të votojë në emër të bashkëshortes

KosovaNewss 04/05/2023 04/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
87%
2 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

VV e para në 21 komuna, PDK në tri, AAK në dy e LDK veç në një
21:44 -07/06/2026
Vetëvendosje po prin në Ferizaj pas numërimit të 95% të votave
21:33 -07/06/2026
Aliu: Shtimja i dha mbi 50% mbështetje Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje
21:21 -07/06/2026
Numërohen 94% e votave në Pejë
21:17 -07/06/2026
Numërohen votat në Rahovec, VV prin bindshëm
21:13 -07/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?