Kancelari gjerman, Olaf Scholz e ka përmendur situatën e sigurisë në Kosovë, duke thënë se prezenca e KFOR-it është tejet e nevojshme për të mbrojtur nga tensionet.
Scholz ka folur për situatën në Kosovë gjatë një konferencë të përbashkët për media qw mbajti me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, në Berlin.
Ai tha se tensionet e fundit e dëshmojnë sa e rëndësishme është prezenca e NATO-s në Kosovë dhe se misioni i KFOR-it duhet të jetë në pozicion për të reaguar.
”NATO është garantues i sigurisë në Ballkanin Perëndimor, në Kosovë përmes KFOR-it. Gjermania është duke marrë pjesë në këtë mision përmes forcave ushtarake. Tensionet e fundit na dëshmojnë sesa e rëndësishme është prezenca e tyre aty. Dhe KFOR-i duhet të jetë në pozicion për të reaguar në të gjitha zhvillimet”, ka deklaruar Scholz gjatë pritjes që i bëri sekretarit të NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili gjendet për vizitë në Berlin.


