Policia e Kosovës sot ka kryer bastisje në zyrat qendrore të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) në Prishtinë.
Lidhur me këtë ka reaguar Korporata Energjetike e Kosovës duke thënë se nuk ka ndonjë informacion zyrtar rreth arsyeve të kësaj kontrolle.
Në njoftimin e KEK-ut, tutje thuhet se KEK si gjithmonë mbetet e hapur për bashkëpunim me organet e rendit dhe do të ofrojë qasje të plotë në cilëndo kërkesë nga këto organe.
“Megjithatë, KEK mbetet në funksion të përmbushjes së interesit të përgjithshëm publik për prodhimin e energjisë dhe ofrimin e sigurisë së furnizimit me energji elektrike të qytetarëve të vendit”, thuhet në njoftim.