KosovaNews të mërkurën raportoi për arrestimin e stilistit, Valdrin Sahiti i cili ishte kapur me drogë duke kaluar në zonën VIP në Aeroportin e Stambollit.
Ky lajm bëri bujë në mbarë mediat vendore dhe rajonale, mirëpo avokati i tij e mohoi arrestimin e tij duke thënë se lajmi është fake news. Mirëpo sot KosovaNews publikoi një dokument të policisë turke i cili dëshmoi arrestimin e Sahitit.
Disa media dhe gazetarë e analistë iu sulen presidentes Vjosa Osmani duke e shtrembëruar lajmin me qëllim për ta bërë përgjegjëse presidenten Osmani për lëshimin e Pasaportës Diplomatike. Edhe pse të gjitha ato media, gazetarë e analistë e dinë që presidenca nuk jep Pasaporta Diplomatike mirëpo kjo gjë është në kompetencë të Ministrisë së Jashtme.
Kosovanews ka siguruar dokumentin e pajisjes me Pasaportë Diplomatike të Valdrin Sahitit, ky dokument mban datën 18 dhjetor 2020 dhe është i nënshkruar nga ish-Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj.
Në dokument thuhet se me kërkesën e znj. Meliza Haradinaj ishte bërë lëshimi i Pasaportës Diplomatike për z.Valdrin Sahiti.
Ky rekomandim bazohet në vlerësimet për përfaqësimin e interesit shtetëror të Sahitit me rastin e kryerjes së punës së tij në kuadër të projekteve që kanë për qëllim promovimin e interesit të Republikës së Kosovës.
Mirëpo përveç promovimit të punës së tij si stilist nëpër botë, nuk dihet se si e promovoi Republikën e Kosovës stilisti Sahiti që ta meritoj statusin e Diplomatit.