KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ulet dënimi ndaj Haradinajt dhe Gucatit
Siguri

Ulet dënimi ndaj Haradinajt dhe Gucatit

Kosova News
Kosova News 15:01 -02/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Në Dhomat e Specializuara në Hagë është shpallur aktgjykimi i Apelit ndaj ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.

Gjykata e ka ulur për tre muaj dënimin ndaj ish-krerëve të OVL UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, të cilët janë shpallur fajtorë në shkallën e parë.

Paneli i Apelit ka ulur dënimin nga 4 vjet e gjysmë sa ishin dënuar secili, në 4 vjet e tre muaj. Paneli ka konfirmuar shumicën e pikave të aktgjykimit të shkallës së parë. Është ulur dënimi vetëm për tre muaj. Ka mbetur në fuqi gjoba prej 100 eurove për secilin.

Gjykatësja e Panelit ka thënë se do të mbeten të dy në paraburgim në Hagë deri në transferimin në shtetin ku do të vuajnë dënimin.

Në dënim do t’u llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga shtatori i vitit 2020.

Më 18 maj, Gjykata themelore në Hagë Gucatin e Haradinajn i kishte dënuar me nga katër vjet e gjysmë burgim nga Gjykata Speciale. Gucati e Haradinaj u dënuan për publikimin e dokumenteve të Speciales. Dokumentet ishin sjellë nga persona të panjohur në zyrat e OVL-së së UÇK-së gjatë vitit 2020.

Gucati e Haradinaj u shpallën fajtorë për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësim gjatë procedurës penale dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës. Ata u shpallën të pafajshëm për veprën e hakmarrjes.

Trupi gjykues i dënoi të dy edhe me nga 100 euro gjobë.

Gucati dhe Haradinaj u arrestuan në shtator të vitit 2020, pas dyshimeve se në disa konferenca për media në selinë e OVL-UÇK në Prishtinë kanë shpërndarë dokumente të klasifikuara të Dhomave të Specializuara, që njihen edhe si Gjykata Speciale.

Gjithashtu lexoni:

Kusari-Lila kritikon deputetët për mospjesëmarrje në votim dhe flet për marrëdhëniet me ShBA

Prokuroria kërkon paraburgim ndaj policit që dyshohet se grushtoi një qytetar në Prizren

Haxhiu: ShBA partnere strategjike e Kosovës, roli i tyre i domosdoshëm

PDK: Mos konstituimi i Kuvendit – dëmtim i Kosovës me SHBA-të për dialogun

Dështimi i 33-të i seancës konstituive të Kuvendit

Kosova News 02/02/2023 02/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
71%
1 km/h
Tue
29 °C
Wed
29 °C
Thu
32 °C
Fri
30 °C
Sat
24 °C

Lajmet e Fundit

Sekreti i derës emergjente të avionit- Si shpëtohen pasagjerët në raste të jashtëzakonshme
12:14 -17/06/2025
Kusari-Lila kritikon deputetët për mospjesëmarrje në votim dhe flet për marrëdhëniet me ShBA
12:02 -17/06/2025
Prokuroria kërkon paraburgim ndaj policit që dyshohet se grushtoi një qytetar në Prizren
11:36 -17/06/2025
Haxhiu: ShBA partnere strategjike e Kosovës, roli i tyre i domosdoshëm
11:09 -17/06/2025
PDK: Mos konstituimi i Kuvendit – dëmtim i Kosovës me SHBA-të për dialogun
10:47 -17/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?