U vra dje nga djali i saj e sot i është dhënë lamtumira e fundit.
Hyrije Hyseni është vrarë nga djali i saj në një krim që edhe sipas Prokurorisë nuk është parë asnjëherë.
Ajo u varros sot në varrezat e qytetit të Pejës, ndërsa në këtë funeral morën pjesë qindra qytetarë.
Motivet për vrasjen e saj edhe më tutje mbesin të paqarta, përderisa Gjykata Themelore në Pejë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për paraburgim prej 30 ditësh.
