Një turiste nga Çekia ka pësuar lëndime trupore, si pasojë e sulmit nga qentë endacakë të mërkurën.
Kështu kanë bërë të ditur Vrojtuesit e Lagjes, duke thënë se viktima është duke u trajtuar në QKUK.
“Sapo ndodhi në oborrin e kampusit të universitetit të Prishtinës ma konkretisht të biblioteka kombëtare qenët endacak e kafshuan një turiste nga Çekia ku ndërhyrja mjekësore ishte e menjëhershme dhe vazhdoj për trajtim në QKUK”, thuhet në njoftimin e tyre.


