KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » TI: Kosova ka përparuar në luftën ndaj korrupsionit, ka nivelin më të lartë në 10 vjetët e fundit
Politikë

TI: Kosova ka përparuar në luftën ndaj korrupsionit, ka nivelin më të lartë në 10 vjetët e fundit

Kosova News
Kosova News 08:45 -31/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kosova ka bërë përparim në luftën ndaj korrupsionit, por nuk e ka nën kontroll këtë dukuri, sipas raportit të organizatës ndërkombëtare “Transparency International” për vitin 2022.

Në një matës nga 0 deri në 100 pikë, sipas TI-së, Kosova ka grumbulluar 41 pikë në luftën ndaj korrupsionit. 100-shi është vlera për vendin shumë të pastër nga korrupsioni.

Në Indeksin e sivjetmë të Perceptimit të Korrupsionit, Kosova radhitet në vendin e 84-t me 41 pikë, dy më shumë se vitin e kaluar.

Ky është niveli më i lartë i pikëve në 10 vjetët e fundit për Kosovën, megjithatë TI thekson se Kosova vazhdon të mos e ketë nën kontroll korrupsionin.

“Kosova (41) ka bërë përparim me kornizë të përmirësuar të ligjit për financimin e fushatave politike dhe zgjedhore, por zbatimi i reformave të tilla do të jetë kyç në muajt e ardhshëm. Qeveria duhet ta përmirësojë ende transparencën dhe të përmbahet nga çdo ndërhyrje në sistemin e drejtësisë. Edhe pse vitin e kaluar nuk ka pasur skandale të korrupsionit që kanë dalë në dritë, kjo s’do të thotë se korrupsioni është nën kontroll. Shpenzimet e ulëta buxhetore për investime kapitale në vitet e fundit kanë ulur mundësitë për korrupsion në shpërndarjen e kontratave publike, që ka qenë problem i së kaluarës”, thuhet në raport.

Në përgjithësi aty theksohet se Ballkani Perëndimor është i njohur për rezistencën e ulët ndaj krimit të organizuar e se shtetet kanë qenë të ngadalshme në adresimin e rrezikut.

Aty janë përmendur tensionet Kosovë-Serbi si shkaktare për rritje të rrezikut në rajon, duke theksuar minimin e bashkëpunimit kufitar, “që është çelës i luftimit të suksesshëm ndaj krimit të organizuar”.

“Vendimmarrja politike më transparente dhe e përgjegjshme, përfshirë edhe dialogun Kosovë-Serbi, do të krijonte klimë më të përshtatshme për zgjidhjen konstruktive të konfliktit të ngrirë dhe do të mundësonte zbatimin e reformave kyçe si parakusht për integrimin në BE”, thuhet në raport.

Përmirësim ka regjistruar edhe Shqipëria. Ajo tash ka 36 pikë dhe është e 101-a në renditje. Është ngritur për një pikë në krahasim me vitin e shkuar. Edhe Maqedonia e Veriut është përmirësuar për një pikë. Ajo është e 85-a me 40 pikë.

Serbia ka rënë për dy pikë dhe me 36 sosh është e 101-a në renditje. Për një pikë ka rënë edhe Mali i Zi që është i 65-i në renditje me 45 pikë.

Më së miri në botë është Danimarka. Ajo ka 90 pikë në Indeksin e sivjetmë të Perceptimit të Korrupsionit. Pas saj janë Finlanda, Zelanda e Re, Norvegjia, Singapori, Suedia, Zvicra, Holanda, Gjermania, Irlanda e Luksemburgu që mbyllin dhjetëshen e parë.

Gjithashtu lexoni:

Përmbyllet numërimi nga përfaqësitë diplomatike, këto janë rezultatet

Numërimi i votave drejt fundit, LVV 44.11%, PDK 20.80% dhe LDK 17.11%

Gërvalla: Kosova hap “shtëpinë e përhershme” diplomatike në Londër

KQZ: Numërimi i votave të përfaqësive diplomatike mbyllet sot, po vazhdon numërimi i atyre me postë

Sulmoi policët, i dyshuar dërgohet në repartin psikiatrik

Kosova News 31/01/2023 31/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
clear sky
11° _ 10°
84%
1 km/h
Sat
21 °C
Sun
26 °C
Mon
27 °C
Tue
26 °C
Wed
24 °C

Lajmet e Fundit

Zvicra nuk do të ulë numrin e ushtarëve në Kosovë
13:26 -13/06/2026
Përmbyllet numërimi nga përfaqësitë diplomatike, këto janë rezultatet
13:12 -13/06/2026
Fushë – Kosova shpall gjendje emergjente në sektorin e mbeturinave
12:25 -13/06/2026
Kanadaja, rregulla të reja për përdorimin e rrjeteve sociale nga fëmijët
12:07 -13/06/2026
Numërimi i votave drejt fundit, LVV 44.11%, PDK 20.80% dhe LDK 17.11%
11:47 -13/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?