Të shtëna me armë zjarri raportohet të ketë pasur pak më parë në rrugën “Qamil Hoxha” Prishtinë.
Sipas informacioneve, disa persona janë gjuajtur me armë zjarri në drejtim të njëri-tjetrit.
Në lidhje me këtë, nga Policia e Kosovës nuk kanë dhënë ende detaje shtesë.
Në vendin e ngjarjes raportohet të kenë dalë edhe ekipet emergjente dhe se si pasojë e të shtënave ka edhe persona të lënduar.
