Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është deklaruar lidhur me marrëveshjen e Bratisllavës, e cila parasheh zvogëlimin e numrit të policëve të Policisë së Kosovës, në pjesën veriore të vendit.
Marrëveshja e sotme është arritur pas një takimi mes Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe KFOR-it.
“Policia e Kosovës ka mbajtur një takim me EULEX-in dhe KFOR-in, siç është paraparë me pikën 2 të marrëveshjes së Bratislavës. Konkluzioni i vlerësimit të përbashkët të sigurisë është se situata është e qetë. Nga nesër do të ulim prezencën e policisë edhe me 25% brenda dhe përreth ndërtesave komunale.
Kosova po zbaton zotimet nga marrëveshja e Bratislavës dhe po vazhdon të kontribuojë pozitivisht në de-përshkallëzimin” ka thënë Sveçla.
Kujtojmë se nga ensër, Policia e Kosovës do të reduktojë prezencën e saj me 25 për qind brenda dhe përreth objekteve komunale në veri.