Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i shoqëruar nga zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Nazim Bushi, kanë shkuar në vendin ku është aksidentuar vetura me targa kosovare, e cila ka rënë në lumin Lepenc.
Sveçla dhe Bushi i janë bashkuar ekipeve që janë në vend të ngjarjes dhe po vazhdojnë kërkimet për trupat e zhdukur të tre personave që ishin pasagjerë të veturës, raporton indeksonline.
U raportua se nga veutra me targa të Republikës së Kosovës, ka shpëtuar vetë një person.
Shkëlqim Pacolli është deri më tani i vetmi pasagjer që shpëtoi, pasi i njëjti kihte kërcyer nga vetura.
Familjarët e tij, Naim Pacolli, Merita Pacolli dhe Ermal Pacolli janë pasagjerët e tjerë të cilët akoma nuk janë gjetur.
Njësitet e kërkim-shpëtimit janë shtuar pranë Lepencit, dhe akoma janë duke vazhduar kërkimet.


