KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Sokol Halili vdiq teksa po transportohej për në spital, kryeprokurori jep detaje
Siguri

Sokol Halili vdiq teksa po transportohej për në spital, kryeprokurori jep detaje

Kosova News
Kosova News 16:32 -02/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Pas gati dy ditësh në arrati, Sokol Halili – i dyshuar për vrasjen makabre të bashkëshortes së tij, Hamide Gashi, ka vrarë vetën këtë të premte.

I njëjti ka kryer vetëvrasje në shtëpinë e tij, e cila ishte e rrethuar nga policët të cilët po bënin tentativa negocimi për dorëzimin e tij.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari, ka bërë të ditur se Halili është vrarë në katin e dytë të shtëpisë së tij, duke refuzuar kështu të binte në duart e organeve të rendit.

Sipas Jasharit, ai ka ndërruar jetë rrugës teksa po transportohej për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

“Sokol Halili ka qëlluar veten në shtëpinë e tij, në katin e dytë, teksa policia po bënte përpjekje që ta bindte për t’u dorëzuar. Ai nuk ka ndërruar jetë në vendngjarje, por gjatë kohës së Emergjenca po e transportonte për në QKUK. Në momentin që është dërguar atje, mjeku ka konstatuar vdekjen e tij”, ka thënë kryeprokurori.

Lajmin për vetëvrasjen e Halilit e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, i cili ka thënë se përkundër tentativës së zyrtarëve policorë që të negociojnë dorëzimin, dorasi ka vrarë veten.

“Pas një pune intenzive të të gjitha njësiteve të Policisë së Kosovës është arritur që të lokalizohet vendndodhja e vrasësit Sokol Halili. Përkundër tentativës së zyrtarëve policor që të negociojnë dorëzimin, dorasi vret veten”, ka shkruar ai.

Tutje, Sveçla ka thënë se Policia e Kosovës si dhe Inspektorati Policor i Kosovës do të vazhdojnë hetimet për zbulimin e të gjitha rrethanave të vrasjes së gruas shtatzënë dhe vetëvrasjes së dorasit.

Ndërkohë, sot në varrezat e reja të fshatit Lugaxhi të Lipjanit është varrosur shtatzëna 35-vjeçare, e cila dyshohet se u vra nga ish-bashkëshorti i saj.

Familjarë e qytetarë të shumtë kanë marrë pjesë në varrimin e së ndjerës, e cila u vra në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK. /telegrafi/

Lexo po ashtu:

Policia del me njoftim të ri – jep detaje për vetëvrasjen Sokol Halilit, vrasësit të gruas shtatzënë

Gjithashtu lexoni:

Gazetari Valon Syla në mbajtje 48-orëshe, dyshohet për dhunë në familje

Bajrami thotë se “kompromiset” e Kurtit janë “shkelje flagrante të rendit kushtetues”

Krasniqi: Kurti s’ndryshon qëndrim, mentaliteti imponues i tij po e vazhdon bllokadën

Krasniqi pas takimit: Deputetët që e çojnë dorën për komisionin e fshehtë do ta shkelin Kushtetutën me vetëdije

IPK: Policia menaxhoi në mënyrë profesionale manifestimet për Vidovdanin, nuk pati parregullësi

Kosova News 02/12/2022 02/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 15°
73%
1 km/h
Sun
29 °C
Mon
33 °C
Tue
32 °C
Wed
32 °C
Thu
31 °C

Lajmet e Fundit

Gazetari Valon Syla në mbajtje 48-orëshe, dyshohet për dhunë në familje
00:26 -29/06/2025
Beogradi në tym e flakë pas protestave masive studentore
23:46 -28/06/2025
Irani ia luan Izraelit, shfaq në ekran Zyrtarin e lartë të cilin e kishte shpallur të vdekur pas sulmeve Izraelite
23:30 -28/06/2025
Ish-këshilltari i Obamës: Çështje kohe që Kosova të anëtarësohet në NATO
22:41 -28/06/2025
Zyrtare: Prishtina njofton largimin e Dion Gallapenit – karrierën do ta vazhdojë në Evropë
22:17 -28/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?