KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rastit tragjik i vrasjes së gruas në Prishtinë, flasin fqinjët e viktimës dhe dorasit
Siguri

Rastit tragjik i vrasjes së gruas në Prishtinë, flasin fqinjët e viktimës dhe dorasit

Kosova News
Kosova News 17:47 -25/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Mëngjesin e sotëm 63 vjeçarja S.G. u gjet e vrarë në shtëpinë e saj në rrugën “Mark Isaku”, në Prishtinë, ku po dyshohet se vrasjen e saj me sëpatë e ka kryer bashkëshorti i saj I.G., i cili tashmë është arrestuar.

Fqinjët e viktimës po e konsiderojnë të pabesueshme këtë ngjarje.

Familjen ku ndodhi rasti e përshkruajnë si familje shumë të mirë dhe se asnjëherë nuk kanë dëgjuar se kanë pasur ndonjë mosmarrëveshje mes tyre.

Për Sabrie Kataroshin, fqinje e afërt me familjen, ngjarja që tronditi Kosovën mëngjesin e sotëm, ende nuk po i besohet që ka ndodhur.

Ajo thotë se ka dëgjuar në mëngjes kur janë përplasur dyert nga Policia, por thekson se si fqinjët kanë qenë të qetë.

“Nuk po mundem me besu, shumë njerëz të mirë si burri si gruja! Jam habit që ka ndodhur. As nuk po ha e as nuk po pi. Jam tmerruar! E ka mbyt po thojnë. Kurrë nuk kisha besu… E kam dëgju derën, policia sigurisht kanë ardhur, atëherë dera mbyll ka qenë dhe menjëherë dyert e korridorit janë përplasur që kurrë nuk i kam dëgjuar duke u përplasur. Atëherë ndoshta kufomën e kanë marrë”, tha ajo.

Kataroshi po ashtu thotë se tashmë e ndjera S.G., por edhe bashkëshorti i saj kanë qenë shumë fqinjë të mirë.

Ajo tregon se qifti kanë një djalë dhe një vajzë.

“Shumë njerëz të mirë… Njerëz më të mirë nuk ka pasur… Çikë e djalë i kanë, djalin e kanë jashtë diku”, theksoi ajo.

E viktima 63 vjeçare S.G., ishte arsimtare e gjeografisë në shkollën fillore “Dardania” në kryeqytet.

Në njoftimin e Prokurorisë thuhej se kjo ngjarje makabre ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit.

“Sot, rreth orës 04:40, në Stacionin Policor Qendra, është paraqitur personi i lartcekur, i cili dyshohet se ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, tani të ndjerën S.G. (1959), me një mjet të mprehtë (sëpatë), në shtëpinë e tyre, në Rr. “Mark Isaku” në Prishtinë”, ka thënë Prokuroria në njoftimin e saj. /kp/

Gjithashtu lexoni:

Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës

Policia me aksion në Ferizaj, 40 gjoba dhe 5 motoçikleta të konfiskuara

Rama: Ekipet kanë punuar 24 orë gjatë vikendit për heqjen e mbeturinave

KFOR-i kryen stërvitje në Prishtinë për evakuim të shpejtë ajror

Kthehet në rigjykim rasti në të cilin babë e bir ishin dënuar me 36 vjet burgim për vrasjen në Rahovec

Kosova News 25/11/2022 25/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
8°C
Pristina
clear sky
12° _ 8°
77%
7 km/h
Mon
20 °C
Tue
20 °C
Wed
21 °C
Thu
20 °C
Fri
20 °C

Lajmet e Fundit

Biden diagnostifikohet me formë agresive të kancerit në prostatë
23:27 -18/05/2025
Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës
23:24 -18/05/2025
Nxënësi shkoi me granatë dore, evakuohet një shkollë në Britani
22:05 -18/05/2025
Bashkimi mposht Trepçën në finalen e pestë
21:39 -18/05/2025
Policia me aksion në Ferizaj, 40 gjoba dhe 5 motoçikleta të konfiskuara
20:55 -18/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?