Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar lidhur me ngjarjen tronditëse të dhunimit seksual ndaj të miturës 11-vjeçare.
Osmani tha se kërkon një hetim rigoroz dhe përgjegjësi para ligjit për kryesit e veprës.
“Kërkoj një hetim rigoroz dhe përgjegjësi para ligjit për kryesit e veprës. Me ashpërsinë dhe vendosmërinë më të madhe duhet ta përsërisim njëzëri se askush s’është mbi ligjin. Ligji duhet të jetë i ashpër me secilin keqbërës të tillë, e posaçërisht në rastet sikur ky kur cak i dhunimit janë fëmijët” shkroi Osmani.
Tutje shtoi se dhunimi seksual sikurse edhe të gjitha format e dhunës ndaj vajzave e grave përbëjnë kërcënim për të gjithë dhe shpërfaqin një plagë serioze në shoqërinë tonë. Prandaj kryesit e këtyre veprave duhet të marrin përgjigjen e duhur dhe të menjëhershme nga organet e drejtësisë.
Lexo edhe: