KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Prokuroria në Hagë thotë se do të thërrasë 19 dëshmitarë në gjykimin ndaj ish- pjesëtarit të UÇK-së, Pjetër Shalës
Siguri

Prokuroria në Hagë thotë se do të thërrasë 19 dëshmitarë në gjykimin ndaj ish- pjesëtarit të UÇK-së, Pjetër Shalës

Kosova News
Kosova News 09:37 -27/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) me seli në Hagë në gjykimin për krime lufte ndaj Pjetër Shalës, do të thërrasë 19 dëshmitarë.

Kështu është bërë e ditur në një njoftim të Dhomave të Specializuara lidhur me vendimin mbi kryerjen e procedurave në rastin e Shalës.

“Trupi gjykues I, në vendimin e tij mbi kryerjen e procedurave në gjykimin ndaj Shalës, ndër të tjera, i ka caktuar ZPS-së 53,5 orë për të paraqitur provat e saj. ZPS-ja do të thërrasë 19 dëshmitarë. Mbrojtjes dhe ZPS-së do t’u caktohet përqindja e njëjtë e kohës për të marrë në pyetje një dëshmitar të ZPS-së”, thuhet në njoftim.

Tutje, është bërë e ditur se mbrojtësit të viktimave do t’i caktohet 25 për qind e kohës faktike të përdorur nga ZPS-ja.

Gjithashtu, thuhet se  Trupi Gjykues caktoi seancat shtesë më 19 maj dhe më 16 qershor dhe e anuloi seancën e 30 qershorit

Ndryshe, Shala u arrestua më 16 mars 2021, nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill 2021, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletëarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Në aktakuzën e konfirmuar, Shala ngarkohet me përgjegjësi penale individuale në forma të ndryshme për krime lufte si ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur në Kosovë dhe në lidhje me këtë konflikt.

“Krimet për të cilat akuzohet z. Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999, kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës (Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Gjithashtu lexoni:

Ushtarët italianë të KFOR-it me patrullime të rregullta në Kosovë

KFOR-i dhuron donacione në disa komuna

Aksident trafiku Prishtinë-Ferizaj, një person i lënduar

Policia shqiptoi për 24 orë, 1907 gjoba në trafik

Theret një person, arrestohet i dyshuari

Kosova News 27/02/2023 27/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
88%
2 km/h
Fri
27 °C
Sat
28 °C
Sun
28 °C
Mon
24 °C
Tue
22 °C

Lajmet e Fundit

Ushtarët italianë të KFOR-it me patrullime të rregullta në Kosovë
15:15 -06/06/2025
KFOR-i dhuron donacione në disa komuna
14:25 -06/06/2025
Universiteti i Prishtinës zgjeron bashkëpunimet me universitetet hungareze
14:16 -06/06/2025
Aksident trafiku Prishtinë-Ferizaj, një person i lënduar
13:57 -06/06/2025
BE-ja mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale përkundër sanksioneve amerikane
13:09 -06/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?